• |
ide | kryesore

Akuzohen për korrupsion/ SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim tre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe dy mjekë

Lajme, Të fundit
SPAK



Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e tre zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit dhe dy mjekëve

Genci Hicka, Ilir Nishani dhe Gersion Tafa akuzohen për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkohë, dy mjekët Balloma dhe Baçi do gjykohen për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në janar të 2020, mjeku Kostandin Balloma dhe Besim Boçi kallëzuan në SPAK 3 inspektorët. Sipas mjekëve, Hicka, Tafa dhe Nishani ishin inspektor të Ministrisë së Mjedisit, dhe i kishin kërkuar klinikës ku punonin Balloma dhe Boçi, 30 mijë lekë për mos ta gjobitur për trajtimin e mbetjeve spitalore. Dy mjekët u morën gjithashtu të pandehur pasi ishin personat të cilët dhanë paratë për të mos u gjobitur.



3 Comments

  1. EUREKA, asPAKu po punon, ja cdo te thote ndershmeria para ligjit,,,,,,,Fap, e fap per 30,000 leke denon pese vete.Per veprimin e zyrtareve ,mire kane bere, por 60,000,000 te incerenatoreve, po per 120,,000000milion te sterilizimit, po per mbi shpenzimet me miliona shperdorim nga kontrolli i larte i shtetit, po me rruget, korentin, ujin, te gjitha keto ju duken therrime as PAKUt, por i ben elozh nje thermize.Jo, ore jo, kapni e verini para ligjit grykesit qe quhen mafie shteterore, se keni raste flakrante te denoncuara, por i mbuloni e fleni mbi to, e merreni me urdhera politike, qe tregon se nuk keni ndermend te shkoni ne koken e mafies, se jeni o te shitur, o te perdhunuar nga politika.Nese se beni punen, jepni doreheqje, tregoni ndershmeri, ama, keshtu, pegjumesh, shty sot, shty neser, sa ti mbuloni skandalet, me premtime leksionesh, autoriteti per te cilen ini zgjedhur po venitet si qiriri.Punoni, e denoni, mos beni sikurin.

  2. Te gjithe ketyre qe akuzohen per te tilla vepra u duhet bere edhe hetim pasuror. Do shikoni qe nuk jane aq te thjeshta sa duket gjerat

  3. Per pasuri, te shikohet, verifikohet, kush ka qene ne qeveri.Le tu behet llogaria e pasurise, e rrezervat bankare kudo qe i kane.Ndiqni parane e piset, te tregoni zbatushmerine e ligjit, ndryshe, kjo mafie do forcohet edhe me shume po nga ju, shpresa e drejtesise se enderrave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *