• |
ide | kryesore

Xhaxhai i vajzës së vetëvrarë: “Burg i përjetshëm për Altin Çokun, ose bëj vetëgjyqësi”

Arkiva, Lajme, Të fundit


27-vjeçarja që i dha fund jetës dy ditë më parë duke u vetëhedhur nga kati i katërt i një ndërtesë ishte aktive në rrjete sociale. Në një prej postimeve thuhet se “nuk ka dashuri të vërtetë, dashuria është berë interes”.

Kurse daja e 27-vjeçares kërkon drejtësi. Teksa flet për mediat, ai përlotet për humbjen e mbesës, e cila ka lënë pas edhe një vajzë 2-vjeçare. Ai thotë se nuk kanë pasur dijeni që vajza të ketë pasur një lidhje me personazhin e TikTok, i cili i publikoi edhe foton. Ai kërkon që personazhi i TikTok, Altin Çoku të dënohet me burg përjetë ose do bëjë vetëgjyqësi.

Pjesë nga prononcimi për mediat

Nga mbesa ime nuk e prisja këtë akt makabër që ka bërë. Shteti ka vepruar shumë shpejt, është arrestuar personi në fjalë. Nuk e di kush është, as nuk kam lidhje.

Prej sa kohësh jetonte në këtë godinë?

Në shtëpinë e mamasë vet ka jetuar 1 muaj, është e martuar, ka një vajzë dy vjeçe. Ka ardhur nga Kosova te nëna e vet me pushime.

Ka pasur dijeni familjarët për lidhjen që kishte?

Jo fare, as mbesa e vogël, as vëllai. Nuk ka pasur njeri dijeni.

Ka shfaqur shqetësime?

Jo fare. Unë kam ardhur, kam pirë kafe. Probleme mund të ketë pasur, por nuk i ka shfaqur.

Ka probleme me bashkëshortin?

Jo, jo. Probleme familjare mund të ketë, por jo që ta shtyjë bashkëshorti. Dhëndrin tim e njoh, Me të shoqin s’ka pasur konflikte fare.

Për publikimin e fotove në rrjetet sociale ka pasur dijeni dikush tjetër?

Jo, jo. S’kemi pasë dijeni askush nga familjarët. Unë habitem se si e ka bërë këtë makabër, si i ka bërë këto gjeste ai person. Nuk e di ça shpirti, ça njeriu paska qenë. Jam shumë i tronditur. Nuk di të shprehem. Nga drejtësia, si prokuroria, gjykata dhe ministri Balla, unë si dajë i kërkoj të mos dalë nga burgu. Unë dua dënimin më të rreptë. Nuk ekziston varja, unë kërkoj burg të përjetshëm. Sepse siç ma mori jetën e mbesës, do ia marr unë jetën. Atë e di shpirti jonë si e kemi rritë. I kërkoj Taulant Ballës që mos ta nxjerrin.


5 Comments

  1. Kujtoja se do ishte dikush që kishte sharm për të tërhequr femra por pa hyrë në mëkat nuk më duket tipi!!

  2. Po sic duket veglat e punes I funksionojne edhe pse nga pamja mund te mos duket shume simpatik.
    Do te argetohet populli, se mos ka pune tjeter.

    1. Car po thu, nga fotot duket sakat. Sado ti kesh veglat ne rregull nuk mund te performosh dot ne krevat kur je sakat!

  3. Po vete I hengri vrima karakurves donte Loqe dhe bente dhe porn. KY nuk hyn me burg harrojeni se eshte sakat me kartele

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *