• |
ide | kryesore

Bashkimi mekanik në PD/ Çfarë ndodhi sot mes grupimeve Berisha-Bardhi

Arkiva, Kryesore, Lajme
PD



Për herë të parë pas dy vitesh, dy grupimet më të mëdha të Partisë Demokratike u ulën bashkë në selinë blu.

Pa përfshirë Lulzim Bashën që ka rreth vetes vetëm një grusht deputetësh, dy pjesët e mëdha të PD-së formalisht janë bashkuar në selinë e demokratëve.

Së pari, grupi parlamentar u mblodh në selinë blu, ku deputetëve të Rithemelimit iu bashkua grupimi me rreth 20 deputetë i Gazment Bardhit. Së dyti u mblodh Këshilli Kombëtar i PD-së, ku Gazment Bardhi dhe mbështetësit të tij u ulën si spektatorë. Këto takime prodhuan një plan verpimi. Të gjithë deputetët do të dalin në terren për të organizuar protestën e 20 shkurtit.

Bashkimi nisi në orën 15:00 me mbledhjen e grupit të bashkuar parlamentar në selinë blu. Mbledhja u drejtua nga Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Ervin Salianji.

Ajo u mbajt me dyer të mbyllura dhe zgjati rreth një orë. Pika kryesore e diskutimit mësohet të ketë qenë protesta e thirrur në 20 shkurt. Bardhi si kryetar i grupit parlamentar u kërkoi deputetëve të organizohen në zonat ku janë zgjedhur për të mobilizuar sa më shumë qytetarë.

Menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar, Gazment Bardhi u shpreh për mediat se kishte rreth një vit që punohej për një bashkim të tillë mes demokratëve, duke nënvizuar se kjo është rruga e vetme për rikthimin e shpresës tek qytetarët.

“Bashkimi është rruga e vetme. Jo më përçarje! Jo më konflikt! Ne do të punojmë së bashku për të shndërruar opozitën e sotme në qeverisjen e neserme. Mbi këtë parim duhet të ndërtohet cdo marrëdhënie dhe duhet të jetë i mirëpritur cilido. Të flasim mbi ide, mbi parime, jo mbi individë”- u shpreh Bardhi.

Bashkëdrejtuesi i mbledhjes së grupit parlamentar, Ervin Salianji zgjodhi të mos përmendë konfliktin dhe përçarjen.

“Demokratët e kanë dhënë verdiktin, duan bashkim! Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë e cila pa bashkim është e dobët. Bashkimi është hapi i parë për çdo transformim e zmadhim të opozitës! Tashmë detyra jonë është të forcojmë verdiktin e demokratëve dhe nevojë e shqiptarëve. Këtë detyrë po bëjme sot, asgjë më shumë.”- shkruan Salianji.

Më konkretisht u fol në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Aty timonin e morën grupi i Rithemelimit, Flamur Noka, Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi.

Grupi i Gazment Bardhit ishte ulur si spektator.

Debatet në këtë mbledhje nuk munguan, edhe pse kuptohej se kush kishte pozicionin e forcës nga mënyra si ishin ulur deputetët. Institucioni drejtues i zgjedhur ekskluzivisht mes berishistëve u respektua, edhe pse si lider PD-je, Gaz Bardhi e ka ende të vështirë ta përtypë emrin e Sali Berishës.

Stafetën i pari e mori Edi Paloka, i cili i kujtoi të pranishmëve se lideri i opozitës ishte në “arrest shtëpie” dhe këtë të fundit e citoi disa herë, si për ti kujtuar vëllezërve-armiq se partia ka akoma prijës Sali Berishën.

“Forcën në radhë të parë duhet ta tregojmë me pjesëmarrjen. 20 shkurti është aty, kur të jemi me dhjetëra mijëra në shesh, siç e ka thënë edhe Berisha, e ka thënë edhe publikisht që: popullin një herë e drejton, dhe një herë të drejton.” – tha Paloka një moment.

“Tani që Sali Berisha, është në kushtet që është, na takon të bëjmë 10 herë më shumë ne të tjerëve dhe jo të ulim kokën.” – tentoi të frymëzojë Paloka në një moment tjetër.

Flamur Noka e mori të mirëqenë se “bashkimi ka dhënë mesazh tek demokratët”, ndërsa u përball me skepticizëm.

“Mbledhja vetëm një pikë: Aksioni PD dhe protesta e 20 shkurtit. Kemi një shembull referimi kur punojmë bashkë dhe organizohemi siç është protesta e 7 korrikut. Të përcjellim mesazhet edhe në rrjete sociale. Tani puna kapilare pas mbledhjes së strukturave. Bashkimi ka dhënë mesazh tek demokratët. Kemi vetëm 8 ditë para protestës. Me të gjithë deputetët takime në qendrat e degëve”, tha Noka.

Por ish-deputeti i zëshëm Myslym Murrizi shtroi një pyetje me vend: “Me 20 mirë, është protesta, por me 21 çdo bëjmë?” 

Dhe pikëpyetjeve u munduan ti jepen përgjigje. Pasi foli për një “bashkim me dashuri”, Bujar Leskaj propozoi ndoshta planin më konkret për riorganizimin e strukturave të PD-së. Për Gazment Bardhin, Leskaj mendon se i takon numri “2” i partisë, pa garë.

“Sa i perket organizimit, deputetët me të cilët jemi bashkuar t’u krijohen kushtet që në mbledhjen më të afërt të Këshillit Kombëtar të kooptohen në kryesi, një pjesë e tyre, mbasi të votohen në Këshill Kombëtar me kandidatura alternative nga vetë ata. Ndërsa Gazment Bardhi, të marre postin e nënkryetar të partisë, automatikisht pa votim. Kjo në bazë edhe të statutit, pa hequr asnjë nga nënkryetarët aktualë”, u shpreh Leskaj.

Lexo më tej: Si e fshehën Televizionet kombëtare lajmin e bashkimit të PD në seli 

Kishte dhe nga ata që kishin merakun e pjesëmarrjes së Sali Berishës në protestë.

“Unë mendoj se z.Sali Berisha duhet të jetë online në protesten që do te zhvillohet me 20 shkurt.” – u shpreh Tritan Shehu, i cili gjeti mbështetje nga Luan Baçi.

“Edhe une jam me idene që të gjendet një formë që Sali Berisha, si kreu i Partisë Demokratike që po mbahet padrejtësisht në arrest shtepie, të ketë një fjalë përpara protestuesve me anë të teknologjisë.” 

Nuk dihet se ç’do të ndodhë me Berishën në protestë, por Dhurata Çupi mendon ndryshe nga dy kolegët.

“Uroj në mirëkuptimin tuaj. Por nëse nuk mund ta ndihmojmë z. Berisha, të paktën mos ia rëndojmë poziten juridike.” – u shpreh Dhurata Çupi.

Informacionet që vijnë nga dy mbledhjet në selinë blu janë të shumta. Dhe kësaj radhe duket se ka një frymë reale bashkëpunimi mes kampeve Berisha-Bardhi.

Por, ndasinë më të madhe mes këtyre faktorëve e ilustron më së miri përgjigja e Gazment Bardhit për pyetjen: “A e njeh Berishën kryetar të PD?”, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Bardhi nuk surprizoi. “Unë njoh vetëm vullnetin e demokratëve” – një shmangie e deputetit më shumë se një përgjigje për pyetjen që përcakton ekzaktësisht thelbin e ndarjes së dy grupimeve më të mëdha të opozitës.

Patatja e nxehtë “Berisha” është ajo që Gazment Bardhi dhe ndjekësit e tij nuk duan ta mbajnë në dorë.  Njohja e Sali Berishës është problemi nga i cili derivon çdo mosdakordësi midis palëve. Rrjedhimisht grupimi i Bardhit nuk e konsideron “non gratën” e sekrarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, produkt të një lobimi korruptiv të Edi Ramës. Nuk guxojnë ti thonë të bardhës të bardhë dhe të zezës të zezë kur vjen puna për veprimtarinë e SPAK-ut. Në thelb, të gjitha ato teza që ithtarët e Sali Berishës i bëjnë jehonë, sa poshtë ballkonit të liderit të arrestuar, aq edhe nëpër studio televizive.

Megjithatë kjo nuk e pengoi Sali Berishën, i cili nga dritarja e shtëpisë nga ku flet çdo pasdite, ta quajë bashkimin bërje realitet të dëshirës së 700 mijë shqiptarëve që votuan PD-në zgjedhjet e fundit.

“Ka lot në sytë e demokratëve, por ato janë dhe do jenë lot gëzimi, sepse opozita është e bashkuar. Të dashur miq, në historinë e PD-së, opozitës shqiptare, por edhe Shqipërisë dhe kombit, për aq sa PD, forca kryesore opozitare e vendit është sot shpresë e vetme e shqiptarëve, sot pas një betejë të përbashkët 1-vjeçare, por edhe pas përplasjeve dhe kundërshtive hera herë edhe të forta, 43 deputetë të PD, të koalicionit opozitar, u mblodhën së bashku në drejtimin e kryetarit të grupit parlamentar në selinë e partisë dhe bënë realitet dëshirën e rreth 700 mijë shqiptarëve që votuan më 25 prill për PD-në dhe koalicionin e saj.” – u shpreh Berisha, për të cilin çdo fitore, sado e vogël, në kushtet e një izolimi thuajse total ka peshën e një triumfi të madh.

Lexo më tej: A mjafton kaq për të thirrur BASHKIM? 

Parë me skepticizmin e një njeriu të rregjur me lajle-lujlet e një partie të përçarë nga thundra e pushtetit të Ramës, bashkimi i sotëm sipërfaqësor i deputetëve demokratë prodhon së paku dy pyetje. A do lëshojë Rithemelimi ndaj disitentëve të Berishës? A do e njohin deputetët e Bardhit Sali Berishën?

Në mungesë të një platforme politike që do ta zbuste hendekun e madh mes grupeve në Partinë Demokratike, produkti i bashkimit mekanik të deputetëve demokratë sot, është akoma një gjëegjëzë për tu zgjidhur. ©LAPSI.AL 



15 Comments

  1. Dmth. Kjo ishte qe priste populli demokrat. Bashkimin me Bardhin dhe Salijanin.
    Dmth. Po te pyesesh sot popullin opozitar. Ata sot jan plot shpres!!!
    Vari lesh. Kjo eshte si puna e strucit. Qe fut koken ne dhe. Dhe kujton se nuk e sheh askush.
    Edhe keta mendojn se askush nuk e kupton qe keta kan mbaruar.

    1. Plehra jane te gjithe e te dy krahet e politikes, por te pakten te jene, pasi peshorja ka 2 krahe

      Me ate popull injorant, nuk mund te jene politikane vec ca hajdute te pa ngopur dhe te degjeneruar deri ne palce

      Zoti i cofte ne varr sa me pare

    2. Ka njëfarë mospërputhje shifrash në lajmin e “bashkimit”.
      Berisha deklaron publikisht se u “bashkuan” 43 deputetë.
      “Komandant” i grupit parlamentar të PD së “bashkuar”, është “antiberishisti” Gazment Bardhi në grupin e të cilit ka 20 deputetë sipas këtij shkrimi e nëse i referohemi shifrës 29 deputetë gjithsej që “janë bashkuar, vetëm 9 prej këtyre vazhdojnë të jenë “berishistë” .
      Nënkryetarin Luciano Boçi të grupit të berishistëve, e kam dëgjuar të deklarojë në një studio televizive, se pom të mos kishte hequr dorë nga deputetllëku për kryetar bashkie, sot do të ishte kryetar i grupit parlamentar të PD.
      11 deputetë na del shifra e grupit të Bashës, edhe këta antiberishistë.
      Duke i mbledhur shifrat e “bashkimit” të 29 deputetëve e 11 të PD- së zyrtare, na del shifra rumbullak 40.
      Nga i nxori Berisha 3 deputetë të tepërt ?
      Nëse mazhoranca ka 74 deputetë , i bie që opozita duhet të ketë kusurin, pra 66 deputetë.
      Në çfarë grazhdi hanë 23 apo 26 deputetët e tjerë që dalin jashtë liste ?

      1. Ti kthehemi tani shumicës fiktive socialiste.
        Rama e gjithë propoganda socialiste pretendon se meqë kemi 74 deputetë, ne përbëjmë shumicën.
        Mesa dihet 3 apo 4 prej tyre janë deputetët “non grata” të Tom Doshit.
        I shtojmë këtyre edhe marifetin e pandershëm ku atje ku i intereson Ramës deputeti zgjidhet edhe me 2000 vota e në disa zona të tjera duhen 12000 vota për një deputet.
        Nëse deputetët do të kishin të njejtin limit votash në gjithë Shqipërinë, atëhere shumicës do i iknin edhe nja 5-6 deputetë të tjerë.
        Më së paku , nga abuzimet me administratën, bizneset e lidhura në rrugë korruptive me Ramën, propoganda e mediave të blera, blerjet e shumëllojëshme të votës e rrëmbimi i tyre edhe me dhunë, mungesa e votës së emigrantëve e evitimi i manipulimit të numërimit të votave me komisionerë të korruptuar etj. kësaj “mazhorance do ti firosnin edhe nja njëzetë deputetë të tjerë.
        Atëherë për çfarë lesh “mazhorance” mburet E.DRama

  2. Jo Gazi. Poo edhe dreqi me te birin, te vij. Pd nuk ka asnje shans te behet parti fituese.
    Aaa po, mund te jet ne opozit si nje parti opozitare si shume te tjera.
    Po jo me partia qe ka qen dikur.
    Kete teater kukllash, qe na shesin sot. Jo vetem qe nuk siellin afer demokratet. Por ne te kundert. Veçse i largojn me shume.

  3. Si eshte ulur ky Gazepi, ne nje tavolin. Me dike qe e akuzoi. Per vjedhje dhe per nje vile 700 euro.

    O zot. Keta nuk e kan per gajle. Te shahen e te peshtyhen.
    Dhe pastaj te puthen e te perqafohen.
    Dhe pastaj habiten. Pse nuk i ndiek populli.

  4. Grupi komentues, qenka si pikatore helmi qe Rama me drejtesine, keta me percarijen e mbjelljes se mos besimit.Po a ishte kjo PD,qe sa po u organizua u fut ne zgjedhje pa rregjistruar kryetari, pa sigel, fonde, pa perfaqesi , e fitoria e vjedhesve ishte me pak vota, duke ditur edhe deformimin e ligjt zgjedhor, a ishte opozita qe gati mori 700,000 vota.Si i mori, kush ia fali,Vetem puna e grupit te rithemelimit me Berishen ne krye i arriten ato vota nga populli qe e vuan me shume se ju pikatore helmi se kujt i ja japin voten, sa do qe si servile, langaraqe pushteti i jepni bukuri qe te vret komenteve ambicize, urrejtje ndaj demokrateve, qe jane me qindra here me te ndershem se sera, partia e shkerdhatokrateve.

    1. Hahahahahah ju jeni qesharak.
      Ore ti nga qefi mund te thuash edhe 2 milion vota.
      Po ja qe ishin vetem 530 mij vota.
      Te gjitha bashk. Me te foltores me te bardhit me te metes.
      Nese e i quan vota dhe ato 100 mij qe mori basha. Ateher shtohet shakaja. Se ato votat e bashes jan vote kunder berishes.
      E pra. Prap nje fitore per ju. Keni 11 vjet qe fitoni. Dhe do fitoni edhe 11 vjet te tjera. 🤭🤭

  5. PARODI

    HIMNI I PARTISË – SIPAS GAZ BARDHIT

    Rreth Berishës jemi të bashkuar,
    Me një dëshirë e një qëllim,
    Nga drejtësia atë për t’a shpëtuar,
    Poshtë ballkonit të bëjmë betim.

    Prej bashkimit veç ai largohet,
    Që me Lulin e Ramën bën pazar,
    Kush do emrin në listën për deputet,
    Babën politik s’ka për t’a “vrarë”!

    Në duar shkopat do t’i mbajmë,
    Të mbrojmë selinë në çdo kënd,
    Mandatet tona nuk i lëshojmë,
    Këtu Lul bravat s’kanë më vënd!

    Se vetë Amerika e tha me gojë,
    Që Rama McGonigalin korruptoi,
    Në 2025 PD mbase shuhet fare,
    Po Rithemelimi përjetë do të rrojë.

    Flamurin dhe vulën tonë të PD-së,
    Ligjërisht do t’i rimarrin përsëri,
    Me hunj dhe gurë do luftojmë ,
    Për të shenjtën nënën tonë parti!

    Trim burrë quhet dhe nderohet,
    Ai që majë ballkonit flet si Papë,
    Kur s’ke kellqe di veç t’a dredhësh,
    Dhe ça pështyte dje e lëpin prapë!

    1. PARODI

      HIMNI I PARTISË-SIPAS GAZ BARDHIT

      Rreth Berishës jemi të bashkuar,
      Me një dëshirë e një qëllim,
      Nga drejtësia atë për t’a shpëtuar,
      Poshtë ballkonit të bëjmë betim.

      Prej bashkimit veç ai largohet,
      Që me Lulin e Ramën bën pazar,
      Kush do emrin në listën për deputet,
      Babën politik s’ka për t’a “vrarë”!

      Në duar shkopat do t’i mbajmë,
      Të mbrojmë selinë në çdo kënd,
      Mandatet tona nuk i lëshojmë,
      Këtu Lul bravat s’kanë më vënd!

      Se vetë Amerika e tha me gojë,
      Që Rama McGonigalin korruptoi,
      Në 2025 PD mbase shuhet fare,
      Po Rithemelimi përjetë do të rrojë.

      Flamurin dhe vulën tonë të PD-së,
      Ligjërisht do t’i rimarrin përsëri,
      Te rrugica e “shpresës” do protestojmë,
      Të qajmë hallet me Atin tonë Sali!

      Trim burrë quhet dhe nderohet,
      Ai që majë ballkonit flet si Papë,
      Kur s’ke kellqe di veç t’a dredhësh,
      Dhe ça pështyte dje e lëpin prapë!

  6. Gjejni nje “nuse” Gazit.
    Qe te rregulloj figuren politike.
    Ate beni ju konservatoret e kulluar.
    Si thoshte saliu… Do krijojm nje parti konservatore. Eh si e dredh kurva plak.
    Po ca tu besh idiotve te verber!!!
    Po fundja ca rendesie ka.
    Nje gje eshte e sigurt. Kurva plak eshte i mbaruar. Do i shkoj jeta i mbyllur si qen. Dhe kur ti vij koha qe te ngordh. Do mare me vete edhe ate germadh, foltore.

    1. Të gjithë atyre këtu që bëjnë ironi me PD dhe deputetët e saj duket sikur e bëjnë posaçërisht për Rilindjen!!
      Sepse pikërisht janë rilindja dhe deputetët e saj që fatkeqsisht janë vetëm figura letra bixhozi që Rama i rrotullon si të dojë.
      Sigurisht janë ithtarë të ish diktaturës sepse nuk duan që opozita të ekzistojë dhe Rama të vazhdojë të udhëheqi si diktator sepse kanë me vete grupet kriminale që sigurojnë votat,kanë Bashën që e mbështet në kuvend,kanë sistemin e drejtësisë që izolon kryetarin e opozitës,bllokon iniciativat në GjK,i mban peng simbolet dhe detyron shqiptarët të largohen që në shumicë dërmuese janë demokratë.
      Por fatkeqësisht dhe një administratë amerikane ekstremiste e majtë për fat të keq e ka mbështetur kur Rama korruptoi dhe një drejtues të lartë të FBI!!!
      Kjo pra është situata që këta ithtarë e quajnë të mrekullueshme njësoj si dikur thonin për diktaturën Enveriste!!!

  7. Propozon nuse njeri, jo ore jo, pa i shkuar edhe Gazi ata te podiumit, e ato te salles nuk merr nuse, se di se cdo marre.Ju, si kodoshe, nxirrni ne pazar, nene, moter, grua, fis, farefis, deputete, po qe po por qe te gjithe ju, ju ve para nje pederast si Rama.Qe e dini mire, e keni me figure lakuriqesine.Po deshet, kerkojani gej,,,Bazes, se jua ka ruajtur kur tu zere termeti.Mjere vendi qe ra ne dore te mbeturinave internacionale, qe skane asgje me nacionalen, kombin, andaj ky vend eshte keshtu sot.Ju, qe hidhni komente patronazhistesh, sigurisht te stisura, e nxitura, jeni gardianet ne opinion, se per vrejtje, e denime per ato vjedhje, korrupsione, pushtelleqet e Rames,e bandes, as nuk keni bythe tia perplasini, por si te perdhunuar ju ysht kunder demokrateve si zvaranike qe ini.Hani,pini,ore kopile, se te tere ini servile.

  8. Në një intervistë në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Kaçi theksoi dhe njëherë se qëllimi i saj ishte për të demaskuar zyrat shtetërore.

    Po ashtu Kaçi i është drejtuar dhe opinionit publik ditën e sotme, duke thënë se nuk duhet t’iu vijë keq për gojën e saj, por për pushtetin që po abuzon.Me gazin kenaqen shpellkaret e salihun ne foltore prandaj i duhet gei bardhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *