• |
ide | kryesore

Çështja e dinarit, pensionistët serbë protestojnë sot në veri të Kosovës

Lajme, Të fundit



Mbahet sot në veri të Mitrovicë në orën 12:00, një protestë nga pensionistët serbë, në shenjë reagimi ndaj vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit si mjet pagese.

Thirrja për këtë protestë është bërë publike nga Lista Serbe përmes rrjetit social Facebook.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se autoritetet kanë marrë informacione lidhur me këtë protestë dhe janë të përgatitur për ta monitoruar atë. Në katër komunat veriore të Kosovës, ku shumica e popullsisë janë serbë, ditën e diele janë vërejtur disa grafite të reja me shkrimin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”.



1 Comment

  1. KURUANJE PADREJTESISH ME SHQIPTARET SE KESHTU PO NXISNI SHQIPTARET QE TU JEPET HAKU HISTORIK NJE SHEKULLOR TE PAGUANI JU ME CMIM KAPITAL ,BEHUNI PRA MISH PER TOP NE LOJEN RUSO SERBE ,JU DHE FEMIJET TUAJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *