• |
ide | kryesore

Shtyhu të renë në vetëvråsje, 39-vjeçari dyshohet se ka shantazhuar edhe vajza të tjera

Lajme, Të fundit



Policia e Kamzës ka arrestuar 39-vjeçarin Altin Çoku për shkak se dyshohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Sipas policise, ai publikoi një foto intime të një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën.

Mësohet se 27-vjeçarja ishte e martuar në Kosovë dhe kishte edhe një fëmijë. E reja ka pasur takim me 39-vjeçarin, i cili i ka bërë foton intime dhe i bënte presion. Më pas 39-vjeçari e ka publikuar foton në rrjetet sociale.

Vajza nuk e ka përballuar situatën dhe ka ndërmarrë veprimin ekstrem duke u vetëhedhur nga kati i katërt. Shërbimet e komisariatit nr.5 pas dëshmive të familjarëve të vajzës dhe kqyrjes që telefonit të saj kanë zbardhur ngjarjen.

I arrestuari ka mohuar se ia ka publikuar ai foton, por sipas tij ia kanë marrë shokët e tij dhe e kanë publikuar. Dyshohet se nuk ishte rasti i parë që 39-vjeçari bënte presione të tilla ndaj vazjave. Policia po verifikon edhe një rast tjetër në Laç, ku dyshohet se 39-vjeçari ka shantazhuar me foto intime një vajzë tjetër.



2 Comments

  1. Ky terrorist duhet të denohët me burg të përjetshem.. Se pse në një shoqri primitivë islamikë, siqë ështe shoqrija e jonë veprimë të tilla ju kushtonë njerzeve jetën..

  2. Ky burrrkurve spaska pas pune tjeter qe e mori ne qafe tjetren duke u vetvrare dhe la femijen e vogel ne saje te ketij qe i ka publikuar ne rrjetet sociale foton e saj ti e meriton burgun e perjetshem ne qoftese ka Drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *