• |
ide | kryesore

Skafi me trafikantë droge përplas varkën, vret dy roje bregdetare spanjolle

Lajme, Të fundit



Tetë persona janë vënë në pranga pasi dy roje bregdetare spanjolle u vranë dhe dy të tjerë u plagosën kur varka e tyre e vogël patrulluese u përplas nga një skaf i drejtuar nga persona të dyshuar për kontrabandë droge në portin jugor të Barbate.

Video e incidentit tregon një skaf të madh duke goditur me shpejtësi të madhe varkën e rojeve bregdetare. Bregdeti jugor i Spanjës ka parë një seri përleshjesh të dhunshme midis policisë dhe kontrabandistëve të drogës nga Afrika e Veriut në vitet e fundit.

Guardia Civil, e cila patrullon portet, rrugët dhe kufijtë e Spanjës, tha se dy nga pasagjerët e skafit u arrestuan, si dhe tre të tjerë që ishin arratisur dhe dy të tjerë që prisnin në tokë. Ai tha se njëri nga dy rojet bregdetare të plagosur mbetet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *