• |
ide | kryesore

Studimi/ Me një analizë gjaku mund të zbulohet Demenca dhe Alzheimer 10 vjet më herët

Arkiva, Lapsi Leaks
gjaku



Shkencëtarët kanë hedhur një hap të madh drejt një analize gjaku që mund të parashikojë rrezikun e demencës më shumë se një dekadë përpara se ajo të diagnostikohet zyrtarisht tek pacientët. Shpresat u rritën pasi shkencëtarët zbuluan shënues biologjikë në mostrat e gjakut të mbledhura nga më shumë se 50 mijë vullnetarë të shëndetshëm të regjistruar në projektin e quajtur “Biobank” në Mbretërinë e Bashkuar.

Analiza e gjakut identifikoi modele të 4 proteinave që parashikonin fillimin e demencës në përgjithësi, sëmundjes së Alzheimerit dhe demencës vaskulare në mënyrë specifike kur ata të kapnin një moshë më të vjetër.

Kur kombinohen me faktorë rreziku më konvencionalë si mosha, gjinia, edukimi dhe ndjeshmëria gjenetike, profilet e proteinave i lejuan studiuesit të parashikonin demencën me një saktësi të vlerësuar në 90% gati 15 vjet përpara se njerëzit të merrnin konfirmimin klinik të sëmundjes.

Më shumë se 55 milionë njerëz jetojnë me demencë në mbarë botën, një shifër që pritet të arrijë në 78 milionë deri në vitin 2030. Rreth 70% e të gjithë demencës shkaktohet nga sëmundja e Alzheimerit, ndërsa demenca vaskulare shkaktohet nga dëmtimi i enëve të gjakut, që përbën 20% të rasteve.

“Ne shpresojmë ta zhvillojmë këtë si një komplet shqyrtimi që mund të përdoret në urgjenca” – tha Prof. Jianfeng Feng i Universitetit Warwick dhe Universitetit Fudan në Kinë. Një mori studimesh të kohëve të fundit kanë demonstruar potencialin që kanë analizat e gjakut për të identifikuar pacientët që kanë më shumë gjasa të kenë demencë. Me një informacion të tillë, mjekët mund të përcaktojnë se cilët pacientë duhet të ndjekin më shpejt kura dhe një testim të plotë diagnostik për Alzheimer.

Konfirmimi i hershëm i sëmundjes është thelbësor nëse pacientët me Alzheimer që ata të përfitojnë nga dy ilaçet e reja, Lecanemab dhe Donanemab, të cilat janë nën shqyrtim nga rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar. Rregullatori i ilaçeve në SHBA e ka miratuar ndërkohë Lecanemab dhe pritet të vendosë edhe për Donanemab. Rregullatorët evropianë janë ende duke i shqyrtuar të dyja barnat. © The Guardian, LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *