• |
ide | kryesore

Akullnajat po shkrijnë, Groenlanda fiton një hapësirë sa Shqipëria

Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit
groenlandës



Zona të rëndësishme të shtresës së akullit të shkrirë të Groenlandës po prodhojnë tashmë bimësi. Ekspertët thonë se kjo rrezikon të rritë emetimet e gazeve serrë, të rritë nivelin e detit dhe të bëtë të paqëndrueshëm terrenin. Një studim ka analizuar ndryshimin që nga vitet 1980 dhe tregon se zona të mëdha akulli janë zëvendësuar me shkëmbinj djerrë, ligatina dhe shkurre duke krijuar një ndryshim të mjedisit.

Analiza e të dhënave satelitore ka treguar se gjatë 3 dekadave të fundit janë shkrirë rreth 11 milje milje katrore të shtresës së akullit dhe akullnajave të Groenlandës, një zonë e barabartë me madhësinë e Shqipërisë dhe që nënkupton 1.6% të mbulesës totale të akullit. Teksa akulli është duke u tërhequr, sipërfaqja e tokës me bimësi është rritur me 33 774 milje katrore, më shumë se dyfishi i sipërfaqes kur filloi studimi.

Person viewing vegetation next to Greenland ice sheet

Gjetjet tregojnë një pothuajse 4-fishim të ligatinave në të gjithë Groenlandën, të cilat janë burim i emetimeve të metanit. Rritja më e madhe e vegjetacionit të dendur ligatinor ka ndodhur në afërsi të Kangerlussuaq në jug-perëndim dhe në disa zona të izoluara në veri-lindje.

Shkencëtarët thonë se temperaturat e ngrohta të ajrit po bëjnë që akulli të tërhiqet dhe që nga vitet 1970 rajoni është ngrohur me dyfishin e normës mesatare globale. Në Grenlandë, temperaturat mesatare vjetore të ajrit nga 2007 në 2012 ishin 3C më të ngrohta se mesatarja e periudhës 1979 – 2000. Sipas gjetjeve, ka shenja se rritja e vegjetacionit po çon në humbje të mëtejshme të akullit.

Arctic political map

Jonathan Carrivick, një shkencëtar i Tokës në Universitetin e Leeds dhe një bashkautor i studimit të botuar në revistën Scientific Reports, tha: “Ne kemi parë shenja se humbja e akullit po shkakton reagime të tjera që do të rezultojnë në humbje të mëtejshme të akullit dhe në “gjelbërim” të Groenlandës. Në vend të akujve kemi shkëmbinj të zhveshur që më pas kolonizohet nga tundra dhe në fund nga shkurre. Në të njëjtën kohë, uji që del nga shkrirja e akullit po lëviz sedimentin dhe baltën dhe kjo formon ligatinat dhe rrafshnaltat”.

Ndërsa Dr. Michael Grimes, autori kryesor i raportit, tha: “Zgjerimi i bimësisë që ndodh së bashku me tërheqjen e akullnajave dhe shtresës së akullit, po ndryshon ndjeshëm rrjedhën e sedimenteve dhe lëndëve ushqyese në ujërat bregdetare. Këto ndryshime janë kritike, veçanërisht për popullatat indigjene, praktikat tradicionale të gjuetisë të cilat mbështeten në stabilitetin e këtyre ekosistemeve delikate. Për më tepër, humbja e masës së akullit në Groenlandë është një kontribues thelbësor në ngritjen e nivelit global të detit, një prirje që paraqet sfida të rëndësishme si tani ashtu edhe në të ardhmen”. © The Guardian, LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *