• |
ide | kryesore

Vihet në pranga 43-vjeçari në Sauk pasi u kap me koķainë

Lajme, Të fundit
Arrestohen


Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Sauk pasi u kap me sasi lënde narkotike kokainë. D.B., banues në Tiranë u gjet me sasi kokaine me vete gjatë kontrollit nga policia. Përveç lëndës së sekuestruar, policia gjeti në automjetin e tij 5350 euro, 2800 franga dhe 10 mijë lekë të rinj. Së bashku me automjetin ata u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas e ndante sasinë në doza dhe më pas i shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 2”. Goditet nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, një rast i shitjes së lëndës narkotike.

Vihet në pranga 43-vjeçari që u kap në flagrancë në Sauk, me sasi lënde narkotike kokainë.

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike kokainë, 5350 euro, 2800 franga dhe 10 000 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndëve narkotike, si dhe automjeti që përdorte ky shtetas.

Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike kokainë, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve operacionale, në Sauk, u lokalizua dhe u ndalua automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin D. B., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 43-vjeçarit dhe kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, 5350 euro, 2800 franga dhe 10 000 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme të Tiranës.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit D. B. dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *