• |
ide | kryesore

Aksident me vdekje në një pikë inertesh në Krujë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident në aksin Durrës-Rrogozhinë, makina përplas këmbësorin


Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në pikë inertesh në Krujë. Viktima është punëtori i identifikuar si Lulzim Balla, 38 vjeç, i cili është përplasur nga një kamion i tonazhit të lartë. I plagosuri është transportuar drejt spitalit, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra. Shoferi i kamionit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë. Nga ana e policisë nuk ka ende një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë ngjarje.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *