• |
ide | kryesore

“Alo, jam Inzaghi”: hetimi mbi Inter nga Prokurorisë Federale po shkon drejt gjobës së dyfishtë

Sport
Inzaghi



Hetimi i hapur nga prokuroria federale FIGC në lidhje me telefonatën e teknikut Inzaghi gjatë pushimit të Roma-Inter dhe gjestit të mbrojtësit Acerbi pas golit duhet të çojë në një gjobë të dyfishtë. Trajneri i zikaltërve ishte i skualifikuar dhe me rregullore i ndalohej çdo komunikim teknik me ekipin. Ndërsa Acerbi i tregoi gishtin e mesit atij sektori në Olimpico që pas golit 1-0 të Inter iu drejtua atij me thirrjen tmerruese “duhet të vdesësh”.

Inspektorët federalë – raporton sot Gazzetta dello Sport – dëgjuan dje në Appiano Gentile si Alessandro Bastoni (ishte mbrojtësi i zikaltërve që tregoi për kontaktin telefonik me teknikun Inzaghi në fund të pjesës së parë) ashtu dhe vetë Francesco Acerbi. Me pak fjalë, nga ajo që ka ndodhur, ka pasur një pranim të pjesshëm nga ana e Bastoni (fjalët e tij tashmë ishin korrigjuar nga zëvendësi i Simone Inzaghi, Fabbris, pas ndeshjes në Romë). Telefonata ka ndodhur, por pa të dhëna teknike.

Lexo më tejVideo-telefonata e Simone Inzaghi nën hetimin e FIGC: Chine mund ta dënojë vetëm nëse e tradhëtojnë lojtarët

Le të themi, një thirrje thjesht motivuese. Në mungesë të provave të pakundërshtueshme, mund të supozohet një gjobë, edhe pse klubi i Inter ka besim se çështja do të arkivohet. Acerbi, dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, pranoi gabimet e tij, shpjegoi arsyet e tij (le të kujtojmë luftën kundër kancerit) dhe në çdo rast kërkoi falje për gishtin e mesit të drejtuar ndaj asaj pjese të stadiumit që i këndoi atij korin “duhet të vdesësh” pas golit ndaj Rui Patricio. Në këtë pikë është gati një gjobë edhe për të.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *