• |
ide | kryesore

Ndërpritet mësimi në shkollën 9-vjeçare në Durrës, flakë në katin e parë

Lajme, Të fundit



Mësimi në një shkollë 9-vjeçare në Durrës është ndërprerë përkohësisht paraditen e sotme. Një shkëndijë elektrike dhe tymrat e çliruar kanë alarmuan nxënësit dhe stafin e mësuesve këtë mëngjes.

Nxënës e mësues kanë dalë jashtë objektit arsimor, ndërsa shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë. Pas ndërprerjes së mësimit, drejtuesit e shkollës kanë vendosur dhe pezullimin e procesit mësimor për ditën e sotme, për shkak të pranisë së tymit në godinë.

Paraprakisht, burime nga shërbimi zjarrfikës i Durrësit bëjnë me dije se ka qenë një shkëndijë elektrike në një nga ndriçuesit në katin e parë të shkollës, që ka shkaktuar djegie dhe çliruar tym. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë shpejt dhe aktualisht kanë vendosur dhe një aparat ventilim-aspirimi për largimin e tymit nga ambientet e brendshme të shkollës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *