• |
ide | kryesore

Rama komenton akuzat e Trump për NATO-n dhe vizitën e Blinken në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit
rama



Kryeministri Edi Rama komentoi kritikat e kandidatit për president të SHBA-ve, Donald Trump për shpenzime të pamjaftueshme të anëtarëve të NATO-s në mbrojtje. Rama i shmangu komentet e drejtërdrejta, por tha se Shqipëria do të përmbushë zotimet e marra në kuadër të NATO-s që të kontribuojë me 2% të buxhetit për shpenzimet e veta ushtarake.

“Ne, këtë angazhim nuk e shohim si një angazhim që e kemi marrë ndaj një presidenti apo ndaj një presidenti tjetër, por një angazhim të marrë në kuadër të NATO-s, ku kemi privilegjin të jemi pjesë dhe ku do të përmbushim me seriozitet, të gjitha angazhimet që merren në atë tryezë, në të cilën secili sipas madhësisë dhe sipas buxhetit duhet të kontribuojë me 2% të buxhetit për shpenzimet e veta ushtarake, si dhe në anën tjetër sigurisht që ne do të vazhdojmë të rrisim kapacitetet tona ushtarake, jo sepse po përgatitemi për ndonjë luftë në rajonin tonë, por sepse jemi pjesë e një aleance brenda së cilës ka angazhime dhe ka detyrime që ne duam t’i respektojmë një për një”, tha Rama.

Ai tha se Shqipëria e ka të gjithë vendosmërinë që t’i përgjigjet angazhimeve të marra nga NATO.

“Ajo që ne bëjmë është brenda kontekstit të aleancës euro-atlantike, është brenda kontekstit të NATO-s, brenda detyrimeve tona dhe brenda kuadrit të seriozitet tonë si një vënë anëtar i NATO-s, i cili është një votë i vogël, që nuk mund të ndryshojë fatet e betejave të mëdha, në të cilat NATO përfshihet, por që ka të gjithë angazhimin dhe të gjithë vendosmërinë që t’i përgjigjet në madhësinë e vet të gjitha angazhimeve të marra, duke filluar nga angazhimi i financimit të shpenzimeve ushtarake me 2% të buxhetit tonë”, tha Rama.

Për vizion e sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken ai tha se ajo tregon se SHBA e konsideron Shqipërinë një vend të rëndësishëm dhe që ka një konsideratë të veçantë për rolin që Shqipëria ka marrë përsipër të luajë në rajon.

“Angazhimi i fundit në Këshillin e Sigurimit, ku Shqipëria ka marrë një falënderim jashtëzakonisht domethënës nga përfaqësuesja e Shtetit të Bashkuara, ambasadorja në atë tryezë për kontributin e veçantë. Sigurisht që kjo vizitë lidhet edhe me një besim shumë të fortë të aleatëve tanë strategjikë tek Shqipëria, tek pesha e Shqipërisë sot në rajon dhe patjetër edhe me një konsideratë të veçantë për rolin e Shqipëria ka marrë përsipër të luajë në rajon si një vend me dorën e shtrirë të miqësisë për të gjitha shijet e lagjes sonë Ballkanike në mes të Evropës”, – tha Rama.

Ai tha se Shqipëria është ngjitur në një tjetër nivel në aspektin e pozicionimit dhe prezantimit të saj ndërkombëtar.

“Sot Shqipëria është ngjitur në një tjetër nivel në aspektin e pozicionimit dhe prezantimit të saj ndërkombëtar, falë edhe një sërë hapash shumë të rëndësishëm që ne kemi bërë në politikën tonë të jashtme, por edhe një sërë angazhimesh të paimagjinueshme, deri kur ka ndodhur, të Shqipërisë në tryezat më të rëndësishme të politikës ndërkombëtare”, tha Rama në një intervistë për emisionin Context në ATV. ©LAPSI.al



7 Comments

    1. “Qofte Korçe kam gatuar kur kemi pasur të ftuar Xhorxh Sorosin. Në atë kohë ishte i ftuar i Berishës, kur ishte kryeministër” – tregon ai drekën e Berishës me Sorosin.

      Kjo ngjan e pamundur tani kur Berisha akuzon Sorosin për shpalljen e tij non grata, por ja që ka pasur një kohë kur të dy drekonin me qofte.

  1. VJEDH TAKSAT. DHE KORRUPTON ZYRTARE DHE QEVERITARE KETYRE U MBUSH XHEPAT KRYEHAJDITI RAMA KURSE PENSIONISTET HANE NJE VAKT BUKE ME SHEQER DHE NGROHEN ME SHISHE UJI NE BYTHE VETEM TE MBRETEROJE. CIFTI ME HAJDUT. KRIMINEL. GJOBAXHINJ I. SURRE thotë:

    Internist te paguara nga vjedhjet e taksave te shqiptareve per tu dukur se cfare ka bere ZERO ESHTE PUNA E QEVERISE HAJDUTE E RAMES. VETEM LETRA TE VOGLA ME NGJYRA QE I RRADHIT SI SUKSESE KRYEHAJDUTI RAMA ! E VETEM NJE GJE KA. BERE DHE VAZHDON E BEN ESHTE SE KA. KORRUPTUAR QEVERITARE. DHE ZYRTARE TE LARTE. ME. TAKSAT E SHQIPTAREVE TE VARFER !

    1. Ku do ti gjeje ky rrobqiri qe ska as ushtri? Komunizmi te pakten i paguante per ushtrine e vet po ky skllavi ku do ti gjeje?

  2. Li deri Ballkanik per teori, leksione, interpretime, aktrime, kllounata, i ka prishur mendjen disa nga lidereve euroatllantike, ku smundet, ka metodat e korrupsionit.Paguan majmesh, qe cdo gje qe nuk realizohet, apo qe ky pushtet shkel rrugen e demokracise, zoterinjte e botes, i fusin nje sy qorr, e nje vesh shurdh, pijne nga nje gote uiski, e pune e mbaruar, vetem me pushtetin, qe ju serviloset, e qe doraviten nga ai pushtet, nuk ndihen, flene se ashtu ia do puna, po per popullin ketu qe vidhet, poqe droga po kap cdo qelize, korrupsioni ne rekorde gines, me rroga minimale, e pensione mizerabel, me cmimet e ushqimeve dy her me te larta se ne Europe, me rritje taksash ne cdo vjet, abuzimet shteterore me fondet dhe lideri krekoset se rrespekton NATON, paguan kuoten Tramp, e qe eshte i gatshem per cdo kerkese e problem nga ata, ky, fodulli politik, nuk kursen asgje.Kete e thote si servil ne karakter, fodull, e korruptues profesionist, se ndergjegjen , mendjen e zemren e ka ne origjine kriminelesh, qe jane semundje te pa sheruara.Nuk i besoj, e mos i besoni nje lakuriqi .

  3. Pordhe me rigon o Enverist i qelbur, servili me i madh i Shqiptareve, shpirti te ndizet per Ruso Serbet, na je ber jasht mase i bezdisur, je ber me servil se Erion bajga💩💩

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *