• |
ide | kryesore

Vràsja e 40-vjeçarit në Durrës, arrestohet autori

Arkiva, Lajme, Të fundit
Durrës



Është arrestuar disa orë pas krimit, autori i vrasjes ne Durrës, Arben Kocilja.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në Durrës kur autori i dyshuar, A. K, 35 vjeç, goditi me thikë në zemër Halil Kokën, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Detaje nga policia: 

Falë reagimit në kohë, kontrollit dhe ndjekjes së pandërprerë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i plagosjes me pasojë vdekjen e 46-vjeçarit.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) me të cilin dyshohet se u krye vrasja.

Shërbimet e DVP Durrës, pas identifikimit të autorit të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr. 4, ku u godit me mjet prerës (thikë), shtetasi H. K., 46 vjeç, i cili si pasojë, humbi jetën gjatë transportimit në spital, vijuan kontrollet intensive në zonë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i kontrolleve, në lagjen nr. 11, Durrës, u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi I. K., 35 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga sëmundje mendore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur 35-vjeçarit, mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se kreu vrasjen.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *