• |
ide | kryesore

39-vjeçari shqiptar vrét partneren në Greqi, dyshohet se ishte i dehur

Lajme, Të fundit



Një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë partneren e tij në Greqi. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kaminias së Kretës.

Pas aktit të rëndë, ai e ka njoftuar vetë policinë. Ai u tha agjentëve se ishte në gjendje të dehur dhe pasi ishte kthyer në banesë natën vonë, kishte debatuar me viktimën. Në sherr e sipër, nxorri një pistoletë që mbante në banesë pa leje dhe qëlloi dy herë mbi partneren e tij. Sipas policisë greke, 39-vjeçari njihet si një person problematik pasi rezulton me precedent penal për drogë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *