• |
ide | kryesore

Fondet e partive/ Paratë e PD shkojnë tek Lulzim Basha

Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkimi Berisha-Bardhi do të përballet me sfidë financiare. Ndonëse “Rithemelimi” vazhdon të mbajë çelësat e selisë, paratë do vijojë t’i marrë Lulzim Basha, pasi juridikisht ai njihet si drejtues i Partisë Demokratike, në llogarinë bankare e së cilit do kalojnë 106 milionë lekë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është gati të shpërndajë fondin financiar që buxheti i shtetit i ndan partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 2021.

Fondet vjetore përcaktohen në bazë të numrit të deputetëve dhe votave që ka marrë secila forcë politike në betejën e fundit parlamentare. Shuma në total që përfitojnë partitë politike nga nga buxheti i shtetit kap shifrën e 345 milion lekeve dhe pjesën e ‘luanit’ do e marrë Partia Socialiste, e cila arriti të siguronte mbështetjen e nevojshme për të qeverisur e vetme. 74 mandatet e fituara përkthehen në 151 milion lekë për selinë rozë.

Partia e Lirisë në zgjedhjet e fundit parlamentare zbriti në nivelin e vitit 2009, duke siguruar vetëm 4 mandate, që përkthehet në më pak para për arkën e partisë, rreth 15 milion lekë, ndërkohë tre mandatet e PSD, do të thotë 12 milion lekë në arkën e partisë.

Krahas partive te mëdha, para do përfitojnë edhe subjektet garuese, të cilat edhe pse nuk arritën të sigurojnë një ulëse në Parlament, kaluan pragun e votave për të përfituar nga ‘thesi’ i parave që ndan buxheti i shtetit./TCH



7 Comments

  1. Pushtet qe te ben mevule e para kur ske parti, vetem ne Shqiperi degjohet.Ketu partite i komandon, i drejton sundimtari me pushtimin e institucioneve gjoja demokratike.Kjo trego qartazi se ku jemi me demokracine, e Europen.Andaj duhet qe ky sistem monokrat, qe maskohet nga propaganda e parave te pista, korrupsioni, genjeshtra e mashtrimi, me qe vete keta mono krate, nuk veprojne e zbatojne ligjet e rregullat demokratike ne populle si pushtet, domosdoshmerisht duhen larguar, e denuar, ky eshte mentaliteti demokracise euro perendimore qe populli duhet te ndjeke.

  2. Nuk e kuptoj, kaq veshtire eshte te formohet nje force e re, dhe te haj mut Luluri dhe Yuri bushtra?! Iken dy vjet kot! Kur dihet se gjykata jane ne dore te pushtuesit!

  3. Jeton plaku mere serbi salih dhe vdes nje patriot i vertet,jeton akoma komunisti i fundit ne shqiperi dhe vdes nje burre shteti,jeton Bisturia dhe Penicilina dhe vdes nje njeri i vertet,lapsexhinj mos u merzisni per kete lajm leket shkojne atje ku i con ligji qe vete salihu me shpellkaret e tij e kane votuar duhet te jeshe parti e regjistruan ne gjykate

  4. Ko.entuesi,22,24 gjurmon artikujt si spiun ne trashegimeri, ose paguhet per kete qe ben , mbasi ne cdo artikull te portalit, hedh nje pleher koment.Ose eshte i cmendur, ose psikopat politik, injorant, i qelbesirave rilindase, bije kodoshesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *