• |
ide | kryesore

Kurti në Mynih, nuk duket edhe aq anti-amerikan (fotot)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në Mynih ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë që ka bërë bashkë liderët nga e gjithë bota. Ky udhëtim vjen në një moment për Kurtin kur Banka e Kosovës sapo ka marrë vendim për bllokimin e dinarit. Ky akt është kundërshtuar fort nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kërkojnë koordinim me kryeministrin. Për pasojë ndaj tij janë rikthyer akuzat që i bëhen vazhdimisht se po rrezikon të prishë marrëdhëniet me Amerikën apo se po ndërmerr një politikë anti-amerikane. Në fakt, nga fotot më poshtë Kurti nuk ngjan edhe aq anti-amerikan në takimin me drejtuesen e senatit, demokraten Nensi Pelosi dhe republikanët Majk Tërner, Adam Smith etj.

“Folëm për rolin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka luajtur më parë, para dhe pas shpalljes së pavarësisë, 16-vjetorin e së cilës e festojmë nesër”, shkruan Kurti.

 



8 Comments

  1. Njeri me personalitet!
    Ndryshe nga karagjozi dordolec i Surrelit, qe e mbajne gjalle vetem batutat, poturet dhe atletet….

  2. Kure ka qene Kurti anti Amerikan, asnjehere,,,,,aaaaa po, po kur e beri Rama si anti Amerikan, e po ta tha ai, .err dhene.Analoge me non graten e Berishes, qe e kurdisi me komplot korrupsioni, me nofka te pa qena e aprovuar, por ama e realizoi deri ne SHBA lobimi komplotimi me korrupsion qellimin e poshter.Rama, nuk eshte ai qe shitet e duket, kamuflon intrigat e pucet qe kurdis ndaj kundershtareve politike, por ama mafioz me ata ekonomike, e bandite.Andaj, Kurti eshte shtetar per popullin e atedheun e vet shume here me lart se megallomani Rama ne cdo drejtim.Eshte me pro Amerikan se nuk kompromentohet, as shitet e blihet, kurse Rama ka hijen e zeze qe me bandat antishteterore ,korrupsionet ne ministrine e kultures, bashki, e tash dhjete vjet qe e rrenoi, e vodhi, largoi rinine, mbushi me droge vendin, para te pista ne ekonomi, pervetsoi toka per oligarket per ryshfet, cmimet, pensionet, mjekesia, shkollat,,,etj,etj, barbari i nxire e qelbur me korrupsionin, mburret ne pushtet.Kurti asnje nga ket nuk ka ne karieren e tij si KM, anda ai eshte shembull per te gjithe shqiptaret, e jo ky, Rama kllouni Ballkanit.

  3. Jeton plaku mere serbi salih dhe vdes nje patriot i vertet,jeton akoma komunisti i fundit ne shqiperi dhe vdes nje burre shteti,jeton Bisturia dhe Penicilina dhe vdes nje njeri i vertet

    1. Nqs eshte Berisha komunist, Rama eshte Big Bang-u i komunizmit, baba i Stalinit, profesori i Marksit!
      Shko ha sufllaqen i qete, prole!

  4. Kurti po ve bazat e nje shteti solid ne Kosove. Kjo padyshim qe do shoqerohet me zhurme. Shqiptaret e dine mire qe sa e dobishme per ta eshte SHBA e Europa dhe Kurti e di edhe ma sakte se ne kete te vertete te madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *