• |
ide | kryesore

Takimi i Federatës së Opozitës së Bashkuar/ Mediu: Të ngrihemi dhe të kthejmë pluralizmin e demokracinë

Lajme, Të fundit



Takimin e mbajtur ditën e sotme mes partive të opozitës për nënshkrimin e marrëveshjes që do të sjellë krijimin e Federatës së Opozitës së Bashkuar e ka nisurkreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Gjatë fjalës së tij Mediu u shpreh se ky takim ka si qëllim që opozita të ngrihet mbi interesat e saj dhe debatet politike.

“Duke qenë të ndërgjegjshëm, për t’iu përgjigjur sidave të sigurisë, është me rëndësi që të ndërhyhet. Duke parë me shqetësim braktisjen e vendit nga të rinjtë, dhe rrëshqitjes së vendit drejt një qeverisje autoritare, duke parë të rëndësishme votimin e diasporës në zgjedhje, mohimin e të drejtave kushtetuese të opozitës në Kuvend, apo mungesat e zgjedhjeve të lira, nevojitet që opozita të ngrihet mbi përgjegjësitë e saj dhe të kalojë debatet. Deklarojmë; institucionalizimin e federatës së bashkuar, sipas parimit për të ndërtuar një Shqipëri Europiane.”, tha Mediu.



10 Comments

  1. Nje tufe rraqesh te vjetra per te shpetuar Non Graten. Keta nuk ngjallin kurrfare entuziazmi. Paterica te Berishes dhe antiamerikanrt e fundit.

  2. Me keto xhaketa te kthyme do rrezohet Rama? Po te njejtat fytyra tash 30 vjet. Pika qe sju bie. Na e late peshqesh Ramen deri ne 2030.

  3. ka lezet, fronti u ngreit, kushydo eshte i mirepritur, rama eshte rrezik jo vetem komnbetar por edhe rajonal.

    faleminderit blinken per valiumin publik per ramen

  4. Pyetje: Perse u ka hyre frika kellirave patronazhiste te dhilindjes??

    Pergjigje: Sepse e dine qe i kane ditet e numeruara.

    KAQ.

  5. Jam kurioz te di sa vota merr Fatmir Mediu ne zgjedhje. Ka ndonjeri informacion? Edhe salibanet qe e perdorin trurin vetem per te thyer arra, ju lutem me shuani kureshtjen

  6. Nje gje eshte e sigurte. Edvin rama po mos te fusi duart ne zgjedhje, me patronazhiste, administrate, polici, ushtri dhe me grupe kriminale, PS e sigurte qe del force e trete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *