• |
ide | kryesore

Digjen dy shtëpi në Gjirokastër, por muncionet e harruara rrezikojnë zjarrfikësit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Gjirokaster



Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen në Gjirokastër, ku shtëpitë e dy vëllezërve u shkrumbuan pasi u përfshinë nga flakët.

BalkanWeb raporton se burime nga zjarrëfikësit bëjnë me dije se rreth banesave të djegura janë gjetur edhe municion, fishekë të braktisur, të cilët kanë vënë në rrezik jetën e punonjësve të zjarrfikësve.

Zjarri ka nisur nga çatia, dhe dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Në banesat e vjetra jetonin gjithsej tre persona. Një çift të moshuarish dhe në banesën tjetër vetëm një burrë.

Sapo kanë parë zjarrin, ata kanë dalë nga shtëpitë që janë përfshirë menjëherë nga flakët pasi janë me dru dhe të amortizuara. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *