• |
ide | kryesore

Marca zbulon transferimin: Mbappé ka firmosur me Real Madrid, kontratë 5 vjeçare

F1, Sport
Mbappé



Kylian Mbappé duhet konsideruar një lojtar i Real Madrid, duke filluar nga 1 korriku. Ylli francez, ka zbuluar Marca, ka nënshkruar kontratën me Los Blancos rreth dy javë më parë. Kështu, gjithçka e kryer dhe lamtumira nga Nasser Al-Khelaifi tani është e sigurtë. PSG po përgatitet të jetojë tashmë muajt e fundit me 25-vjeçarin në organikë. Florentino Perez, që prej kohësh ka tentuar ish-lojtarin e Monaco, arriti më në fund të finalizonte transferimin. Kontratë pesëvjeçare për sulmuesin, që do të jetë merengues deri në vitin 2029. Ditët e fundit, PSG ishte përpjekur të bënte një kontakt të fundit për të paraqitur një ofertë të re, por mori vetëm refuzim. Kylian tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij. Përfundimtare.

Mbappé ia komunikoi vendimin e tij presidentit Al-Khelaift të martën e kaluar në një atmosferë etike. Pronari i parisienëve tashmë ishte në dijeni të lamtumirës së 25 vjeçarit në qershor. Ancelotti dhe Real Madrid ishin skrupuloz në lëvizjen për të parandaluar që francezët të apelonin te FIFA dhe UEFA për parregullsi të mundshme. Paga e kampioni të botës në Rusi 2018 do të jetë e një niveli absolut, por jo shumë larg asaj të emrave të mëdhenj të merengues si Kroos dhe Modric.

Lexo më tej: Kush do ta ndalojë këtë Real? Me Mbappé do të jetë një skuadër e destinuar të futet në histori

Shifrat? Duhet të jetë diçka midis 15 dhe 20 milionë euro, plus bonuse të lidhura me objektivat siç konfirmohet nga burime pranë negociatave. Pa harruar bonusin e nënshkrimit, të reduktuar në krahasim me 130 milionë euro të rënë dakord në vitin 2022. Pra, në përmbledhje, paga e Mbappé, duke nisur nga shuma e mbledhur ‘në hyrje’, duhet të jetë më pak se 50 milionë euro neto.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *