• |
ide | kryesore

Fermerët grekë në protestë, Policia Kufitare: Bllokohet rruga Kallpaq-Janinë

Lajme, Të fundit



Policia kufitare greke ka njoftuar palën shqiptare se rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar. Shkak për bllokimin është bërë protesta që po zhvillojnë fermerët grekë. Sipas njoftimit të policisë, lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.

Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë, kamionë dhe autobusë, nuk do lejohen të qarkullojnë.

Njoftimi:

Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobuzë), nuk do lejohen të qarkullojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *