• |
ide | kryesore

Meta, mungesë në protestën e bashkimit të opozitës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Me liderin e tyre, Sali Berishën të izoluar në shtëpi dhe pas 10 vitesh qeverisje nga Edi Rama, opozitarët kanë arsye të panumërta për të dalë në protestë. Por nuk e ka menduar kështu, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta që këtë 20 shkur mungon në tubim.

Mungesa e Metës është vënë re edhe më parë në protestat e përditshme poshtë shtëpisë së Sali Berishës ku nuk është shfaqur asnjë zyrtar i Partisë së Lirisë. Në protestën e sotme mungon e Monika Kryemadhi, por është shfaqur një prej anëtarëve të këshillit bashkiak të Tiranës, Indrit Brahimllari.

Çifti Meta së fundmi është në hetim nga SPAK për disa çështje, ndërsa pak javë më parë Kryemadhi kërkoi në gjykatë t’i ktheheshin celularët e sekuestruar. Logo dhe vula e Partisë së Lirisë i ka shërbyer Berishës për të marrë pjesë në dy proceset e fundit zgjedhore me koalicionin Shtëpia e Lirisë.



2 Comments

  1. Po mirë o Lapsi s’mund të ketë një arësye për të mos qenë. A nuk e more vesh që është jashtë me gjithë Monikën.
    Pra arësye për t’u kuptuar që është një arësye objektive!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *