• |
ide | kryesore

Si do të zhvillohet protesta? Flasin Flamur Noka dhe Gaz Bardhi

Arkiva, Lajme, Të fundit
protesta



Ndërsa duhet pak se 30 minuta nga orari zyrtar i nisjes së protestës tek kryeministria, drejtuesit dhe deputetë e Partisë Demokratike janë mbledhur në selinë blu, për të diskutuar dhe rakorduar detajet e fundit të protestës.

Duke folur për media, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se, protesta do të jetë një revoltë qytetare.

‘Është protestë revoltë, revoltë e qytetarëve ndaj regjimit. Skenarët janë revoltë ndaj regjimit më kriminal dhe më korruptiv që ka pasur ndonjëherë Shqipëria’, tha Flamur Noka për mediat.

Lexo më tej: Prag proteste/ Policia nuk lë shteg pa siguruar në Bulevard 

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se, në këtë protestë do të ketë një pjesëmarrje masive.

‘Pjesëmarrje masive e qytetarëve, protestë paqësore, protestë me fëmijë dhe familjarët e tyre dhe mesazhe që sigurisht do ti shikoni në shesh’, tha Gazment Bardhi për gazetarët e shumtë në selinë blu.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *