• |
ide | kryesore

Gjendet eksploziv i pashpërthyer në një biznes në Sarandë, priten ndërhyrja e forcave xheniere

Lajme, Të fundit



Një sasi e pashpërthyer eksplozivi është gjetur në portën hyrëse të një biznesi në Sarandë. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe pritet ardhja e eksperteve anti-eksploziv.

Dyqani ku është vendosur lënda eksplozive kryen aktivitetin e shitjes së luleve e zbukurimeve për festa dhe është në pronësi të familjarit të një avokati ne Sarandë.

Informacion paraprak:

Sot, rreth orës 08:20, në lagjen nr. 2, Sarandë, në derën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit I. Th., është konstatuar një kallëp me lëndë të dyshuar plasëse. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *