• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës/ Mediat ndërkombëtare: Mijëra shqiptarë mblidhen kundër qeverisë në pushtet

Lajme, Të fundit
mediat



Protesta e opozitës që u zhvillua një ditë më parë përpara Kryeministrisë ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave prestigjioze perëndimore.

“Fox News”, “Reuters” dhe televizioni publik gjerman “ZDF”, i kanë kushtuar një artikull tubimin të djeshëm të organizuar nga opozita.

Televizioni gjerman raporton se mijëra protestuan kundër kryeministrit Edi Rama. Sipas ZDF, protestuesit e akuzojnë për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij.

“Fox News” shkruan se mijëra shqiptarë dolën në shesh kundër qeverisë. Në artikull shkruhet se protesta e cila përfundoi paqësisht shënoi edhe 33-vjetorin nga rrëzimi i statujës kryesore të diktatorit komunist, Enver Hoxha.

“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare mbajtën një protestë antiqeveritare të martën, duke akuzuar kabinetin për korrupsion. Protestuesit hodhën gurë dhe flakadanë ndaj policëve. Disa rrëzuan një gardh prej hekuri rreth godinës kryesore të qeverisë në kryeqytet.

Protesta, e cila përfundoi paqësisht, shënoi edhe 33-vjetorin nga rrëzimi i statujës kryesore të diktatorit komunist, Enver Hoxha. Që nga tetori, ligjvënësit e opozitës kanë ndërprerë rregullisht seancat e parlamentit për të protestuar kundër refuzimit të socialistëve të krahut të majtë në pushtet për të krijuar komisione parlamentare për të hetuar rastet e dyshuara të korrupsionit, që përfshijnë kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Protesta e të martës tregoi gjithashtu mbështetje për ish-kryeministrin dhe liderin aktual të opozitës, Sali Berisha, i cili është në arrest shtëpie, ndërsa po hetohet për keqpërdorimin e postit të tij për të ndihmuar dhëndrin e tij që të privatizonte një tokë publike për të ndërtuar ndërtesa banimi”, shkruan rrjeti amerikan.

“Reuters” shkruan se protestuesit hodhën gurë dhe bomba molotove drejt godinës së kryeministrisë duke akuzuar zyrtarët shtetërorë për përfshirje në krim dhe korrupsion.

“Protestuesit e opozitës sulmuan ndërtesën e qeverisë së Shqipërisë me bomba benzine dhe gurë të martën vonë, duke akuzuar zyrtarë shtetërorë për përfshirje në krimin e organizuar dhe korrupsion, pasi lideri i tyre u vendos në arrest shtëpie.
Mijëra njerëz u mblodhën para selisë së qeverisë në kryeqytetin Tiranë, ndërsa oficerët e policisë së trazirave u thirrën për të rrethuar zyrën e kryeministrit Edi Rama. Nuk ka raportime të menjëhershme për të lënduar, dëme të rënda apo arrestime.”, shkruhet në artikull.



6 Comments

  1. Nuk jane lodhur shume mediat nderkombetare se kan bo copy paste lajmin e atyre 100 mitingjeve qe ka bo opozita ne 10 vjet.

  2. Qindra mitingje e protesta, miliarda euro te vjedhura, dhjetera mije shtepi te rrafshuara nga fadromat

    qytete e fsahatra te shkretuara, nje Shqiperi qe po lengon, nje Shqiperi e pashprese e kerrusur nen

    peshen e rende te nje pushteti grabitqar, me te keqin qe ka sunduar shqiperine ndonjehere, te gjitha

    keto e kane burimin tek ajo dite e vitit te larget 1991 kur turma u ndal tek Ura e Lanes dhe nuk

    vazhdoi drejt Bllokut sic ishte nisur. Nese nuk do ishte ndalur ate dite, asnje pushtetar e mepastajme

    nuk do ti shkonte as ne mend te bente keto zollume, vjedhje e shkaterrime qe u bene keto 30 vjet

    e sidomos keto 11 vitet e fundit nga Rilindja famekeqe.

  3. KJO QE U BEHET SHQIPTAREVE SOT PAS 1SHEKULLI COPTIM GJITHCKA E KA EMRIN ME PERJASHTIM TE NJERES DREJTESIS HAKUT thotë:

    U ARRIT TE BEHET PADREJTESIJA SISTEM JETE POR JO JETGJATESI ,NGA NJERA ANE DUAN GJITHCKA POR NGA ANA TJETER PADREJTESIJA QE PO BEJNE UA SHKATRRON GJITHCKA,URIME ZOTERIJE JU SHKATRRUAT POPULLIN ATE QE ISHTE BURIMI MIRQENJES SUAJ DO TA KERKONI KET POPULL POR KURR ME SDO TA GJENI , NA KERKONI VOTEN PA PIK TURPI NDERKOH KENI HAK PULUMBIN PER GJITH CFAR NE KENI BERE TRE BREZNI

  4. “nuk mund ta lëmë PD-në në dorën e ‘Plakut’ (Berishës) dhe nuk mund ta lejojmë ‘Malokun’ (Berishën, pra) ta kthejë PD-në në një OJF”Tomorr Alizoti,shini videot me dron shqiptare dhe nuk ka nevoje te lexojme ate qe thoni mediat nderkombetare,syte dhe mendjen e kemi top.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *