• |
ide | kryesore

Del FOTO e grabitësit të Kombinatit/ Policia: 5 mijë euro kush e njeh

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kombinatit



Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Një pikë e këmbimit valutor ka rënë pre e një grabitjeje me αrmë në zonën e Kombinatit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë. Detajet për rrethanat janë ende të pakta. Në nje informacion paraprak policia thotë se dyshohet që pistoleta të ketë qenë lodër.

“Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit” – thuhet në njoftimin e policisë së kryeqytetit.

“DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi” – thuhet në një tjetër reagim të policisë së Tiranës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *