• |
ide | kryesore

Ligji për zonat e mbrojtura, Bardhi: Do të gllabërohen pasuritë kombëtare të shqiptarëve

Lajme, Të fundit


Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat tha se qeveria kërkon të gllabërojë pasuritë kombëtare të shqiptarëve me ligjin e ri për zonat e mbrojtura që u miratua sot në Kuvend. Bardhi deklaroi se maxhoranca tentoi që t’ia faturonte ligjin për amnistinë penale opozitës.

“E patë sot në rendin e ditës nuk ishte asgjë te mirë për qytetarët shqiptarë. Ka kohë që parlamenti është shndërruar në një organ që nuk miraton më ligje në shërbim të qytetarëve, por në dobi të një grushti njerëzisht. Për shkak se nuk arritën dot për pazare të tyre, e tërhoqën ligjin për amnistinë, që nga një ligj humanitar, ku do të përfitonin qytetarët e zakonshëm, e shndërruar për të amnistuar ministra, drejtorë, kryetare bashkie të korruptuar të kësaj qeverie. Mbetet e papranueshme. Tentuan të mashtronin dhe opinionin publik, duke ia faturuar dhe opozitës.

Ligji për zonat e mbrojtura ku edhe njëherë planifikohet të gllabërohet pasuria kombëtare e shqiptarëve. Padyshim që do ketë një vlerësim, nëse ka argumente për kundërshtim në GJK do i drejtohemi ”, tha Bardhi.


3 Comments

  1. Ajdeni ne Pogradec, po e betonizojne bregun e liqenit.
    Do na nxjerrin nga UNESCO
    Pse beni sikur nuk e dini
    Meta ne Monen e kane gllaberuar

    1. Meta mo Monen??? Ju mavite jeni te llahtarshem, keni nje fantazi te shfrenuar. Keni betonizuar gjithe vendin dhe fajin ka ose Saliu ose Meta me Monen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *