• |
ide | kryesore

Salianji: Basha tradhëtar i demokratëve dhe shërbyes i Ramës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Salianji



Deputeti i Partisë Demokatike, Ervin Salianji foli në lidhje me protestën e opozitës së bashkuar dhe personave të ftuar.

Sa takon faktit nëse kishte apo jo një ftesë për Bashën, Salianj tha me ironi se ftesa ka qenë për të gjithë opozitarët, por Basha sipas tij është një ndihmës i qeverisë dhe kush është në qeveri nuk ftohet.

Ai e cilësoi Bashën si tradhtar të interesave të demokratëve dhe shërbyes të Ramës.

“Basha është përfaqësuesi me i denjë i tradhtisë së interesave të demokratëve dhe shërbyesi më i denjë i Edi Ramës.

Për të gjithë ata që kanë ndodhur në parti, ai duhet të tërhiqej dhe të mos e merrte peng partinë.

Unë nuk mendoj se i bëhet ftesë personave që janë në qeveri, sepse ata nuk të japin asnjë votë. Basha është ndihmës i qeverisë” tha Salianji në News 24.

Në lidhje me bashkimin e opozitës dhe krijimin e federatës, Salianji tha se është gjithçka drejt finalizimit, ndërsa ajo që mungon sipas tij është mënyra për të integruar në parti të gjithë ata që kanë investuar me vite dhe tanimë nuk ke kanë mundësinë të kontribuojnë për shkak të konfliktit të brendshëm.

“Në këndvështrimin tim në PD duhet gjetur mënyra për të integruar të gjitha ata njerëz që kanë investuar me vite në PD, të cilët për shkak të këtij konflikti të brendshme nuk kanë mundur të integrohen” shtoi ai.



5 Comments

  1. edhe ti si basha je mor fshatar muti ,keni bythen tuaj doni mandat se sdoni te beni pune 8 orareshe ,dembela bythqira ….ju pre gjiza per popull juve ,moterqira

  2. Po ti o bythlevizur qe dole me hu ne dor e gjuaje denokratet, ti cfar je? Varikars komplet, njeri pa shtyll kurrizore, si Gaz Bytha qe thoshte un me mir te vdes sesa te shkoj te Saliu. Ja pra qe shkoi te Saliu dhe nuk vdiq. Ne krahasim me ju Basha eshte me mir se te pakten ka qen koherent ne vendimin qe mori. Ju perc andej e perc ketej per nje karrige, si varikarsa. Juve nuk ju behet von per te sjell ne pushtet denokratet, ju doni thjesht te kapni nje vend deputeti si kur ishit me Bashen si tani qe jeni me Berishen. Sot demokratet jan me te paperfaqesuar se kurr qe nga krijimi i PD, pasi liderat po shofin interesin e ngusht personal.

  3. Basha eshte karte e djegur! Ben mire te coje vulen sa me shpejt, te kerkoje falje publike e te beje sa me shume te mundet te ndreqi fajet! Vetem keshtu mund te falet nje dite jo shume te larget..

    1. e ku merren vesh keto pun. Edhe per Gaz Bythen keshtu than, po ja qe sot po e projekton si kandidat per lider te ardhshem foltorja.

  4. Meqe fjala “Tradhetar” eshte konsumuar shume e me tepri i lutemi Salanjit te na shpjegoje se perse Basha eshte tradhetar e ai, Berisha e te tjere te kallepit te tij nuk jane tradhetare te demokrateve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *