• |
ide | kryesore

Zbardhen debatet në grupin e PD-së/ Llogari Bardhit për Federatën: Turp të votojmë Amnistinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
grupit



Zbardhen debatet e zhvilluara në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Deputeti Tritan Shehu ka thënë në mbledhje se është turp për opozitën që të votojë amnistinë penale. 

Ndërsa, deputeti i PD-së Luan Baçi ka kërkuar më shumë informacione për Federatën e Opozitës, raporton News24. Në lidhje me Federatën, përgjigja e Bardhit ishte: “Federata është një projekt politik opozitar, nuk është koalicion elektoral”.

DEBATI

Gazment Bardhi: Faleminderit për angazhimin për protestën e 20 shkurtit. Duhet të interesoheni për protestuesit e zonave tuaja qe janë arrestuar, ne dijeninë time janë 6 te ndaluar. Gjithashtu, ju kërkojë te vijoni me intensitet angazhimin ne terren dhe takimet me qytetaret ne zonat tuaja gjate ditëve ne vijim. Sa i takon seancës se nesërme do të vijohet me aksionin. Është ne rend dite ligji i amnistisë, qe ne situatat normale duhet te jete ligj konsensual. Ne nuk e votojmë, për dy arsye: E para jemi ne aksion ne parlament dhe e dyta nuk kemi asnjë dijeni për draftin se çfarë përfshinë. Nga media jemi njohur qe kane heq ndalimin qe te mos përfitojnë subjektet e SPAK apo ato qe deklarojnë pasurinë. Kjo është e papranueshme për ne. Kane tentuar dje, edhe për te zhvendos vëmendjen nga protesta, qe t’ja faturojnë Bledionit. S’ka asnjë lidhje amendamenti i Bledionit me këtë qe kane propozuar. Sqarimin e plote për këtë jua dërgova ne grup. Ne fund, pas një ore mblidhet byroja e kuvendit, do të shkojmë atje për te mbështetur koleget qe protestojnë.

Greta Bardeli: Falënderoj kolegët e qarkut Shkodër, si deputetë, kryetar degësh dhe anëtarët që ishin dje në protestë si njerëz të lirë, me shpirt demokrati, në ditën e rrëzimit te shtatores së Enver Hoxhës erdhën dhe protestuan. Kërkoj që në vijim mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, të bëhen në çdo qark, ku në të njëjtën ditë të thirret edhe aktivi i degës së PD-së. Në këtë takim, pas hapjes së fushatës elektorale nga kreu i PD, doktor Berisha, të diskutohet programi elektoral me anëtarët tanë neper qarqe, ku te përcillet edhe mesazhi i doktor Berishës.

Tomor Alizoti: Une nuk jam berishist, nuk e dua Berishën, por ai njeri e ka aftësinë për te qene politikan. Njerëzit vijnë në protestë prej pakënaqësisë, prej mërzitjes me qeverinë dhe prej Sali Berishes. Ne të tjerët jemi te gjithë njësoj, nuk ka nevoje për t’u quajtur njeri me i rëndësishëm se tjetri. Rreth 80% e njerëzve vijnë prej Berishës.

Ndërhyn Tritan Shehu: 97%

Luan Baci: Edhe unë mendoj se qytetarët përgjigjen në shesh për shkak të liderit të Partisë Demokratike, që është Sali Berisha. Njerëzit vijnë në shesh për Sali Berishën. Ai është lideri frymëzues.

Tritan Shehu: Unë vazhdoj te kërkoj një Rezolute ku te dënojmë burgosjen politike te Sali Berishes. Nuk dua me qe te zbardhen mbledhjen e grupit. Është çështje morali. Unë çfarë flas këtu nuk doja qe te dale ne media.

(Disa deputete qeshin)

Flamur Noka: Nuk kemi çfarë t’iu bëjmë Tritan, dalin gjithmonë diskutimet tona. Pastaj ne s’kemi gjë per te fshehur, jemi transparent.

Tritan Shehu: Sa i takon amnistisë penale, sa kohe kemi mbajtur këtë qëndrim deri tani (aksion opozitar) është turp për ne të shkojmë te votojmë amnistinë, sa kohe jemi në këtë gjendje. Por unë mendoj se ne duhet ta rishikojmë marrëdhënien me parlamentin.

Luan Baci: Pse nuk na informoni për Federatën e Opozitës. Dhe tjetra, a do te jene aleatet neper listat tona? Nuk kemi asnjë informacion.

Gazmend Bardhi: Federata është një projekt politik opozitar, nuk është koalicion elektoral. Ai mund te jete nesër një koalicion elektoral, por ende nuk jemi ne atë faze. Çfarë do te bëjmë ne vijim te aksionit tone opozitar, greve urie apo ngujim? Do duhet te vendosim. Ka propozime për te ridërguar edhe njëherë kërkesat ne Kuvend, ka propozime për ngujim, ka propozime për greve urie. Te gjitha këto do i diskutojmë ne një mbledhje te posaçme javës se ardhshme.

Sorina Koti: Jam e mendimit ne duhet te bëjmë edhe njëherë kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. Nëse nuk pranohen, atëherë unë jam e idesë që të ngujohemi.

Edmond Spaho: Unë kam marre përsipër t’i them te gjithë gjerat ne grup dhe unë jam kundër ngujimit dhe grevës se urisë, sepse do te kthehemi ne qesharak.



5 Comments

  1. Njerëzit më besnik të PDsë që përfunduan burgjeve sepse e mbështetën atë në protesta, duhet ti vënë gishtin kokës sepse, ndërsa ata dirgjen burgjeve, deputëtët e tyre bëjnë filozofi nëpër salla takimesh dhe pastaj shkojnë hanë pula.

  2. Vete, nga vete, rreth kokes suaj., po vete,,,,,Jeni bere per tu fshehur si qe moti, e po dridheni nga protesta.U ka ikur zeri si padronit qelbesire.Ju degraduan ato parashiket e erreta per opoziten, fshihuni, e nderseni ssssspakun tani qe te forconi edhe me shume diktaturen, ne mbrojtje te ketij shtetimafioz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *