• |
ide | kryesore

15 të vdekur dhe 44 të plagosur, bilanc tragjik nga zjarri në një kompleks pallatesh në Kinë (VIDEO)

Arkiva, Planet, Të fundit


Të paktën 15 persona humbën jetën dhe 44 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu të premten në një kompleks banimi në qytetin lindor të Kinës Nanjing.

Zjarri ka nisur në orën 04:39 të mëngjesit të së premtes dhe për shuarjen e tij janë mobilizuar forca të forta zjarrfikëse me 25 automjete. Në pamjet që u bënë publike në rrjetet sociale kineze shihet një godinë shumëkatëshe që i është dorëzuar flakëve dhe tymit të dendur që ngrihet në qiell.

Shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar, por autoritetet vlerësojnë se ka nisur në një vend ku ka pasur dyrrota elektrike.

Në një konferencë për shtyp që dha kryetari i bashkisë së metropolit kinez, Chen Zhichang, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave.

Muajin e kaluar, 39 persona humbën jetën në një zjarr në një dyqan në provincën Jiangxi të Kinës qendrore.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *