• |
ide | kryesore

Udhëheqësit e G7-ës zotohen për përkrahje ndaj Kievit

Lajme, Planet



Udhëheqësit e shtatë vendeve më të industrializuara të botës, G7, u zotuan të shtunën për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës për sa kohë të jetë e nevojshme, në luftën kundër agresionit të Rusisë, ndërsa thanë se do të shqyrtonin mundësitë se si Moska të paguajë për dëmet që ka shkaktuar me agresionin e saj.

Udhëheqësit e vendeve të G7 zhvilluan një takim virtual me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy për të shënuar dy vjetorin e agresionit rus, luftë që ka shkaktuar dhjetra mijëra të vdekur, shkatërruar territore dhe ka dëmtuar rëndë ekonominë.

“Ndërsa Ukraina hyn në vitin e tretë të luftës, qeveria dhe populli i saj do të kenë përkrahjen e vendeve të G7 për sa kohë të jetë e nevojshme”, thanë përmes një deklarate udhëheqësit e shtatë vendeve më të industrializuara të botës./VOA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *