• |
ide | kryesore

Shkoi për të peshkuar në Durrës, 40-vjeçari bie në ujë dhe nuk del dot

Arkiva, Lajme, Të fundit
peshkuar



Policia e Durrësit njoftoi se rreth orës 17:15, kanë shkuar për të peshkuar në Porto Romano dy vëllezërit A. N., 40 vjeç dhe E. N., 34 vjeç si dhe një 33-vjeçar me iniciale M. V., 33 vjeç.

“Gjatë peshkimit dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujë, 40-vjeçari me iniciale A. N., i cili është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me polumbarët e RENEA-s do të kryejnë kërkimet për gjetjen e trupit të shtetasit A. N.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor i ngritur për rastin, po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *