• |
ide | kryesore

“As nën tortura nuk do ta kishte dhënë”. Sherr mes Cesari e Ordine për penalltinë e Holm: “Më kërko ndjesë!”

Sport, Video
Ordine



Milan-Atalanta nuk mund t’i shpëtonte polemikave. Në minutën e 39′ të ndeshjes u regjistrua rasti i moviolës që i bëri të gjithë të flasin, përfshirë këtu edhe analistët në studio, në Pressing në Italia 1. Ish-arbitri Graziano Cesari ka nisur një përplasje verbale me gazetarin Franko Ordine, në lidhje me penalltinë e fituar nga Holm.

SHPJEGIMI I CESARI

Cesari shpjegoi dinamikën e penalltisë së dhënë për zikaltrit nga Orsato për kontaktin mes Giroud dhe Holm: “Pamja e Orsato mbulohet nga Holm dhe nuk mund të jetë i sigurt për dinamikën. Asistenti duket në një pozicion të mirë por nuk bën asnjë lëvizje pas kontaktit. Irrati thërret arbitrin në VAR, shikon vetëm një imazh në përsëritje, qendron vetëm 3 sekonda në monitor dhe cakton faullin për goditjen e Giroud në shpatullën e Holm”. Cesari pastaj shtoi: “Pioli, i paralajmëruar, e kapi me arbitrin Orsato duke i thënë: “Nuk e kisha me ty. E më pas Holm mbajti duart në fytyrë, një zakon shumë i keq mes futbollistëve”.

REPLIKA E ORDINE

Si rrjedhojë, pati një polemikë të ashpër mes vetë specialitit Cesari dhe Franco Ordine: “Nuk e kam parë kurrë Orsato të bëjë gabime kaq të bujshme si sonte – shpjegoi gazetari -. Kartoni i verdhë për Leao u shpik, ai për Piolin ishte jashtë sintonisë. E pastaj atë penalltinë nuk do ta kishte dhënë as nën tortura nëse nuk do të thirrej në VAR”. Cesari iu përgjigjet: “E keni kujtesën të shkurtër, në derbin e Romës ai bëri të njëjtën gjë (akordoi penallti për Lazio në VAR, pasi nuk kishte parë kontaktin Huijsen-Castellanos në fushë, red.). Kjo është teori konspirative. Nuk më pëlqen”.

Ordine iu përgjigj: “Duhet të më kërkosh falje. Unë thashë diçka tjetër: që pa VAR-in nuk do ta jepte kurrë, qoftë edhe atë të Romës”. Cesari e mbylli diskutimin: “Orsato arbitron me rregulloren në xhep, si të gjithë arbitrat”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *