• |
ide | kryesore

Berisha: Drejtësia e re është kopja e shëmtuar e drejtësisë së diktaturës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha


Gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi, drejtësia e re është kopja e shëmtuar e drejtësisë së diktaturës.

Sipas tij, kurrë nuk duhet ta lavdërojmë ne vetëm pse e lavdërojnë të huajt.

“Miqtë e mi, në vitin 1951, gjykatës, prokurorë famëzi, firmosën pas pushkatimit dhe vendimit të Byrosë Politike, për ekzekutimin e martirëve, intelektualëve martirë.

Mendoni ju se kishin ndonjë dallim ata nga Dumanët, nga anëtarët e organizatës kriminale të Skapit të partisë, nga Manekët?

Asnjë miqtë e mi!

Dy janë qëllimet e tyre kryesore. Të mbrojnë narkoshtetin, Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale qeverinë nga vjedhjet e kryera, krimet e shëmtuara, aktet antiligjore dhe antikushtetuese dhe të pasurohen për vete, të shtojnë si shushunja pasuritë e tyre në kurriz të ligjit, të të drejtave, të Kushtetutës.

Drejtësia e re është kopja e shëmtuar e drejtësisë së vjetër të diktaturës. Është drejtësia e mercenarëve që s’kanë ligj as moral ligjor.

Ata që mbrojnë drejtësinë e re, ata mbrojnë krimet e Edi Ramës.

Ata që u servirin shqiptarëve drejtësinë e re, u servirin mburojën e korrupsionit si drejtësi.

U servirin mercenarët, bandat kriminale në drejtësi, që luftojnë kundër opozitës dhe qytetarëve.

Çfarë ligji respektojnë këta banditë? Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për Teatrin. Zonja antikushtetuese del dhe merret me Olta Xhaçkën për luftë të brendshme në PD.

Nuk përmend vendimin.

Çfarë ligji mbrojnë këta kur pas një viti shkelmojnë, pështyjnë mbi fytyrën e tyre, vendimin që kanë marrë një vit më parë, siç është rasti i gazetarit Elton Qyno për burimet e informacionit.

A ka qenie më të shpifura se këta? A mund të pranohen këta, të cilët një vit më parë kanë vendosur në përputhje me Kushtetutën, se gazetarit nuk mund t’i kërkohen burimet dhe pas një viti kanë përligjur marrjen peng të gazetarit dhe i kërkojnë të dorëzojë burimet.

Çfarë janë këta mor? Cila është kjo drejtësi mor? Ky është varianti më i shëmtuar, ky është armiku juaj mor zotëri.

Po pse e lavdërojnë të huajt, duhet ta lavdërojnë shqiptarët?

Kurrë, kurrë, kurrë!

Ata që lavdërojnë këtë drejtësi, mbrojnë korrupsionin e tyre.

Ata që lavdërojnë këtë drejtësi, mbrojnë korrupsionin e tyre.

Ata që lavdërojnë këtë drejtësi, mbrojnë korrupsionin e tyre.” – u shpreh Berisha.


7 Comments

  1. Si po vete revulucioni?
    Po ajo beteja perfundimtare?
    Po beteja pa kthim?
    Po mosbindja civile?

    I more ne qaf demokratet. 2 vjet ia cove dem. Dhe 10 vjet mbas.

    Po ti vazhdo vazhdo. Se Rama eshte fut ne vrim te miut. Nga frika jote 🤣🤣🤣🤣

  2. Bashkimi në diversitet siç pretendon Gazment Bardhi nuk është shkollë e Sali Berishës. Gjithë lëvizja e Sali Berishës është pikërisht për këtë kauzë, kundër drejtësisë së re dhe kundër Perëndimit që e mbështet këtë drejtësi.

    Edhe me Perëndimin, edhe me drejtësinë e re, edhe me Berishën nuk funksion më.

    Pra e gjitha është një thirrje që tani që u bashkuat, duhet dhe të pozicionoheni.Kellira kerrici i salihut do te djege ne zjarr kuvendin,ky po qe eshte revolucion

  3. Ik o rrot kari se ngele duke lehur dhe asnjeri sta ve ne pulle Dhe ata qe nxorre ne proteste i pagove nga 50 dollare se askush ste vjen ne proteste Vetem ca rrota kari si ty te vijne poshte dritares duke shpresuar kot se ti mund te vish prap ne pushtet Sa te jete USA nuk puth me ti o sharlatan hajdut dhe kriminel

  4. Armiku i popullit
    ZBerisha .Ju u zgjodhet krietar i partise demokratike
    Perse ju nuk bete nje gjikate demokratike we te ishte model
    Por ja late ZRame ne dore
    Rama beri modelin e vet
    Vall duhet te te merte leje
    Para se ti kerkosh llogari zRame
    Jepni lu llogari si u bete milardere me gjith familjen e kompanin tuaj
    Pasandaj kerkoi llogari Rrames
    Babai xhaxhai u burgosen nga komunizi xhaxhai babait dhe babai u shpallen armiq kusheriri i pare i babait u pushkatu partizan
    Une u denovNga partiDemokratike dhe policoa e juaj ka ardhe te me vrase ne shtepi ne familje duke qene ne prezent femije te moshuar
    Fati qe nje njeri me mendje te kthjellet i tha na priti si miq sesht ai qe na kini thene
    U aratisrm nga vendi ine morem aratine ne moshe pleqerie te vdesim ne dhe te huaj
    Mos ju gjencin as kockat as vari
    Se ju te wuajturit demokrat i vut zjarin vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *