• |
ide | kryesore

Mbahet sot në Londër Samiti i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, marrin pjesë Rama dhe Kurti

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme pritet të mbahet Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024 në selinë e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër. Në këtë takim do të marrin pjesë të gjashtë krerët e qeverive nga rajoni, të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Qëllimi i Samitit është të nxjerrë në pah mundësitë e mundshme për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare. Ky është samiti i gjashtë i BERZH-it i këtij lloji; Samiti inaugurues i Ballkanit Perëndimor u zhvillua në BERZH dhjetë vjet më parë, në shkurt 2014 dhe, për herë të parë, mblodhi së bashku të gjithë kryeministrat e rajonit.

Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH-in. Sot, BERZH mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit, me më shumë se 18 miliardë euro të investuara deri më sot.

Pika kryesore tradicionale e Samitit – “Sesioni i Kryeministrave” interaktiv – liderët rajonalë dhe presidenti i BERZH-it t’i drejtohen audiencës me vizionin e tyre të përgjithshëm për rajonin, projektet kyçe rajonale dhe mundësitë për investime në nivel rajonal dhe në secilin të vendeve të rajonit, ku përfshihen Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina,Kosova Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Sesioni do të ketë pyetje dhe përgjigje të zgjeruara me investitorët e huaj.



3 Comments

  1. E dine, e dine se po ra ne pare krye hajduti, ja gjen vendin si te tjrave, qe tash njimbedhjet vjet.Por, inshalla, nuk i varin ujkut melcite ne qafe, Jo qe sduam ndihme, mos keq kuptohemi, por i mbetet emeri, se nishan as qe behet fjale.Ka dhe nje tjeter, se punet me investime te Europes, megallomani na i shet si te qeverise.Me nje fjale, eshte ne rrugen e tije,MASHTRIMI, VJEDHJA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *