• |
ide | kryesore

Trump vs Biden: Kush i udhëheq sondazhet?

Arkiva, F1, Planet
Trump



Në 5 nëntor amerikanët do të zgjedhin presidentin e tyre të ardhshëm. Kandidatët kryesorë do të jenë pothuajse me siguri të njëjtë si në vitin 2020.

Joe Biden, presidenti aktual, nuk përballet me konkurrencë të fortë për nominimin demokrat.

Paraardhësi i tij në detyrë, Donald Trump, ka fituar çdo primare deri tani për të qenë kandidati i republikanëve. Këto do të ishin zgjedhjet e para “rematch” në pothuajse 70 vjet. Pasi humbi zgjedhjet e mëparshme, mbështetësit e Trump u përpoqën të përmbysnin rezultatin.

Trump përballet me akuza federale për pjesëmarrjen e tij të dyshuar në sulmin e 6 janarit në Kapitol, si dhe tre çështje të tjera penale.

Presidenca e Biden është përcaktuar nga inflacioni i lartë, faturat e mëdha të politikave industriale dhe trazirat jashtë vendit, në Afganistan, Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Lexo më tej: Dy vjet luftë me Rusinë/ Edhe sa mund të rezistojë Ukraina? 

Shkurtimisht, të dy burrat janë të papëlqyeshëm. Zgjedhjet do të jenë një referendum mbi të cilin amerikanët mendojnë se është opsioni më pak i keq.

The Economist po ndjek konkursin. Këtu mund të gjeni sondazhet e fundit, megjithëse duhet theksuar se sondazhet parazgjedhore kanë fuqi të kufizuar parashikuese për rezultatin përfundimtar deri në fund të verës në një vit zgjedhor.

 

(Siç mund ta shihni, sipas The Economist, Trump ka rritje dhe ka tejkaluar Joe Biden prej muajsh. Tashmë ata i ndan një diferencë prej 2 pikësh.)

Datat kryesore

Zgjedhjet janë ende shumë muaj larg, por me dy kandidatët që janë tashmë pothuajse të përcaktuar, fushata mund të fillojë seriozisht.

25 mars – Fillon gjyqi i Trump

Procesi i parë nga katër gjyqet penale të Trump fillon në Manhattan. Kjo ka të bëjë me paratë që i janë paguar fshehurazi një pornostareje përpara zgjedhjeve të 2016-ës. Prokurorët pretendojnë se Trump falsifikoi të dhënat e biznesit për të fshehur pagesën. Trump mohon akuzën.

15 korrik – Konventa Kombëtare Republikane

Partia do të zgjedhë zyrtarisht një kandidat presidencial dhe zëvendës-president në Milëaukee. Trump është i sigurt, por mbetet për tu parë kë do të përzgjedhë për zëvendës President.

19 gusht – Konventa Kombëtare Demokratike

Ngjashëm me konventën e republikanëve, demokratët pritet të emërojnë zyrtarisht Biden si kandidatin e tyre presidencial në Çikago.

16 shtator – Debati i parë presidencial

Dy kandidatët kryesorë supozohet të takohen për tre debate gjatë muajit të ardhshëm, për të diskutuar çështje të rëndësishme (ose të paktën duke shkëmbyer fyerje) për 90 minuta çdo rast. Kandidatët e tyre për zv.presidentë do të debatojnë gjithashtu një herë.

5 nëntor – Dita e zgjedhjeve

Vendvotimet hapen të martën në fillim të nëntorit, megjithëse votimi i hershëm dhe votimi me postë do të nënkuptojnë se shumë amerikanë do të kenë votuar tashmë. Numërimi i votave do të vazhdojë për javë të tëra në disa shtete.

6 janar 2025 – Certifikimi i rezultateve

Pasi të numërohen të gjitha votat, rezultatet duhet të vërtetohen nga Kongresi. Në vitin 2021 mbështetësit e Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit për të ndaluar certifikimin. Ai është në gjyq për rolin e tij të dyshuar në sulm.

20 janar 2025 – Inaugurimi

Presidenti i ri (i sapozgjedhur) do të betohet në detyrë për mandatin e tij të dytë në shkallët e ndërtesës së Kapitolit në Uashington, DC.

Kandidatët

Joe Biden

Joe Biden, në moshën 81-vjeçare, do të jetë kandidati presidencial më i vjetër ndonjëherë nga partitë kryesore, duke thyer rekordin e tij të vendosur në vitin 2020. Biden fitoi një vend në Senat në moshën 30-vjeçare dhe e mbajti atë për më shumë se tre dekada. Ai bëri tentoi të bëhej president në 1988 dhe 2008 por dështoi, dhe shërbeu si zëvendëspresident i Barack Obamës. Pavarësisht nga një reputacion si një demokrat i qendrës, në detyrë ai ka nxitur zgjerimin e shtetit dhe ka lobuar për sindikatat. Ai gjithashtu ka udhëhequr një koalicion ndërkombëtar për të mbështetur Ukrainën kundër pushtimit të Rusisë. Edhe pse ai premton se do ti “mbarojë punët” nëse zgjidhet, shumë votues mendojnë se punët mund ta “mbarojnë” atë.

Donald Trump

Fushata e jashtëzakonshme e Donald Trump pason mandatin e tij jo më pak të shquar si presidenti i 45-të i Amerikës, i cili përfundoi pasi mbështetësit e tij organizuan një sulm të armatosur në Kapitol. Roli i tij i supozuar në nxitjen e sulmit dhe një përpjekje më e gjerë për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 rezultoi në dy padi penale, në gjykatën federale dhe në gjykatën e shtetit të Xhorxhias. Ai përballet me dy të tjera, në total 91 akuza për krime. 77-vjeçari mohon të gjitha keqbërjet. Trump është një miliarder, i cili fitoi (dhe humbi) shumë nga paratë e tij në pasuri të paluajtshme, përpara se të bëhej një yll i reality-shoë. Këtë herë fushata e tij bashkon çështje të njohura polarizuese si ndërtimi i një muri kufitar, apo majtizmi “ekstrem”.

The Economist, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *