• |
ide | kryesore

Çimento apo naftë kontrabandë? Çfarë fsheh policia për aksidentin në rrugën Kardhiq-Delvinë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Aksidenti i sotëm në rrugën Kardhiq-Delvinë, me pasojë vdekjen e një shoferi nga Ukraina, përveçse ngre pikëpyetje të shumta për sigurinë e rrugës duket se po fsheh edhe diçka tjetër. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, policia e Gjirokastrës tregonte për kamion të ngarkuar me çimento.

Ndërkohë e vërteta është se kamioni që drejtohej nga ukrainasi ishte me naftë bruto të marrë nga puset e Delvinës. Kjo ishte lehtësisht e verifikueshme nga shpërthimi i zjarrit që vijon ende në këto momente në vendin ku ndodhi aksidenti. Gazetarët që shkuan në vendin e ngjarjes raportuan gjithashtu për lëndë djegëse.

Bën përshtypje fakti se pavarësisht kësaj dhe kur kanë kaluar disa orë nga ngjarja, policia nuk e ka saktësuar njoftimin për të thënë që kamioni ishte i mbushur me naftë. A mos ndoshta jemi para një rasti kontrabandimi të naftës? Dihet dhe pranohet gjerësisht se një pjesë e naftës në Shqipëri qarkullon kontrabandë. Policia e Shtetit dhe prokuroria kanë detyrimin të sqarojnë rastin në fjalë. ©LAPSI.al


4 Comments

  1. Nese policia nuk e sqaron rastin ne fjale na e sqaroni ju. Se keni gazetare terreni te mirfillte gjoja…
    Ik o Ballina

  2. Kemi dhe përgjimin për Ndrea Prendin që thotë qëlloni në trup. Kemi dhe raport të shërbimit që kontrollit të brendshëm në ministrinë e brendshme ku dalin të gjitha masat që janë marrë më parë. Basha ditën e vrasjes ka dalë jashtë loje. Vendimi i gjykatës së Strasburgut e implikon Berishën në dy momente, kërcënimi ndaj Ina Ramës. Momenti tjetër mashtrimi me pamjet filmike, gjykata e Strasburgut ka analizuar deklaratat e Berishës që thotë se kamerat nuk punonin. Është konfirmuar se pamjet filmike të 21 janarit janë zhdukur.

    1. O patronazhiste,Berisha,e Basha,ti qifshin krejt qka i ke brenda pragut te shpise,merru me temen kopil koprative.!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *