• |
ide | kryesore

Dosja e 21 janarit do gjykohet nga SPAK apo Prokuroria e Tiranës? Gjykata e Lartë vendos sot

Lajme, Të fundit



Dosja e 21 janarit do të gjykohet sot në Gjykatën e Lartë në orën 13:00.

Në këtë seancë, pritet që të merret në mënyrë përfundimtare një vendim se kush do ta hetojë këtë dosje të famshme, SPAK apo Prokuroria e Tiranës.

GJL do të shqyrtojë kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që çështja të kalojë tek Prokuroria e Posaçme, për të prishur dy vendimet e dhëna nga dy shkallët gjyqësore të mëhershme. Aleks Nika është një nga protestuesit, që u ekzekutua më 21 janar 2011.

Do të jetë tashmë Gjykata e Lartë, që me një vendim urdhërues, do të vendosë nëse hetimet do t’i vazhdojë Prokuroria e Tiranës apo t’i kalojnë SPAK-ut. Në lidhje me 21 janarin, Gjykata e Strasburgut dha opinionin se ishte ‘krim shtetëror’.

Vendimi i “Strasburgut” i datës 14 nëntor 2023, ka bërë thirrje për dënimin e përgjegjësve të krimit shtetëror. SPAK do të duhet të zbardhë akuzat për urdhërim për të kryer vrasje, prishje e devijim hetimesh, pengim të drejtësisë nga zyrtarët e lartë të qeverisë shqiptare, në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha.

Kërkesa e familjes Nika ka përfunduar në Gjykatën e Lartë, pasi GJKKO dhe Apeli i GJKOO-së e rrëzuan. Familjarët e protestuesve të vrarë kanë kërkuar që Gjykata e Lartë të prishë dy vendimet e marra nga dy shkallët e tjera të gjyqësorit dhe të urdhërojë SPAK-un që të regjistrojë procedim penal për 21 janarin. Sipas asaj që pretendojnë protestuesit, për këtë ngjarje duhet të akuzohet ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha, si dhe ish-komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi. Në rekursin që ka bërë bashkëshortja e Aleks Nikës, thuhet se Prokuroria e Tiranës e ka mbajtur hetimin për 21 janarin për 2 vite e 6 muaj, pa bërë asnjë veprim. SPAK ka shpallur moskompetencë për padinë e familjarëve, të depozituar më 16 shkurt 2024, si dhe padinë e bërë nga Ministria e Drejtësisë dhe Partia Socialiste e Shqipërisë.



1 Comment

  1. Shehi: Po pse u përçaka opozita thjesht nga Edi Rama?! Edi Rama e ka për detyrë për ta përçarë opozitën. Edi Rama është nga krahu tjetër. Unë nuk pres të na sjellë Edi Rama në fitore, Edi Ramën e quajmë kundërshtar. Ne po diskutojmë formulën si ta rrezojmë Edi Ramën. Nëse Rama na rrëzonka, mjaftoka sërish Berisha dhe Basha, vazhdojmë sërish me këtë punë. Unë e gjykoj që është e gabuar.O Gimi ceceni i serbit salih e keqja e ketij vendi ka qene dhe eshte vetem nje njeri,ky eshte Bosi i klanit kriminal Trusti i Geshtenjave salih karaxhic berisha me kapo te grupit te zjarrit Lumneshin qe eshte gati ne cdo kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *