• |
ide | kryesore

Meloni humbet zgjedhjet në Sardenja: Nuk mund të ngushëllohem as me alkool

Arkiva, Lajme, Të fundit
Meloni



Alessandra Todde u zgjodh presidente e Sardenjës në zgjedhjet rajonale të mbajtura të dielën e 25 shkurtit. Rezultati përfundimtar u shpëll këtë të martë dhe ishte mjaft interesant pasi kandidatja e qendrës së majtë mposhti me shumë pak vota kundërshtarin e saj Paolo Truzzu që kishte mbështetjen e qendrës së djathtë në pushtet. Todde ishte propozuar nga PD-M5s, por e mbështetën 10 lista duke u bërë presidentja e parë femër e Sardenjës dhe eksponentja e parë e “Lëvizjes 5 Yje” në krye të një rajoni. Todde mori 45.4% të votave ndërsa Truzu u ndal në 45% të votave. Reagoi menjëherë kryeministrja Meloni. 

“Më keni ftuar në ditën që kam humbur zgjedhjet në Sardenjë, po mbaj Kreshmë dhe hallet nuk mund t’i shuaj me alkool. Pra nuk është dita më e mirë për të pasur simpati dhe lumturi nga unë. Shkoi kështu siç shkoi” – u tha me buzëqeshje kryeministrja Giorgia Meloni korrespondentëve të shtypit të huaj në një takim në Romë. “Koha është ajo që u ka munguar qeverive italiane. Këtij kombi i duhet stabilitet, për t’u dhënë përparësi investimeve, për të pasur një strategji, për të qeverisur fuqitë ekonomike” – tha më tej Meloni. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. E hongre sa të panë në krahë të neodiktatorit Rama.
    Të tërë ata shqiptarë të djathtë nënshtetas italianë që votuan për të djathtën e bashkuar nuk të votojnë më.Dhe nuk janë pak.
    Humbe në Sardenjë më pak përqindje që është kontribut i tyre në këtë humbje.
    Dhe në Marche ku unë jetoj do humbësh. Ishin dhe shqiptarët që ju dhanë fitoren këtu pas dhjetëra vjetësh sundimit të majtë. Ne nuk tolerojmë të bashkepunosh me një kriminel si Rama ne dëm të Shqipërisë e në favor të Italisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *