• |
ide | kryesore

Zelensky viziton për herë të parë Tiranën, lufta në Ukrainë vijon prej dy vitesh

Lajme, Të fundit
Rusia nxjerr në shitje shtëpinë e Zelnskyt në Krime



Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbërrin sot për herë të parë në Tiranë në kuadër të samitit për Ukrainën që do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Në Ukrainë vijon lufta prej dy vitesh pas agresionit rus, si një kërcënim ndaj popullit ukrainas dhe Europës.

Lufta e paligjshme ruse në Ukrainë, pasojat dhe plani i rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor janë dy çështjet për diskutim.

Në tryezën e përbashkët përveç liderëve të Ballkanit Perëndimor do të jenë edhe përfaqësues nga vende anëtare të Bashkimit Evropian si Italia dhe Greqia.

Në bisedimet për paketën financiare të dhënë nga Komisioni Evropian për Ballkanin si mbështetje në rrugën paraanëtarësuse do të jetë edhe komisioneri për zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi.

Pak ditë më parë në një mesazh në platformën “X” kreu i shtetit të Ukrainës vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe shprehu padurimin për një të ardhme më të sigurt për gjithë Evropën.

Ngjarjet në Ukrainë dhe elementët e sigurisë do të përcaktojnë edhe agjendën e Volodymyr Zelenskyt në Tiranë që do të zhvillohet në samitin e 28 shkurtit.



7 Comments

  1. Thuaj shyqyr qe nuk eshte ariqen arixhiu, ka iku per ceshtje nderi ne angli, se do te qinte gruan edhe ty.

  2. Ka ndo nje ves si te liderit ky, Zelenski, vjen nje karagjoz, takon nje bojaxhi .Le te vije, ja,do aktrojne, do ia shtrojne, dhe udha mbare.Vjen nje xhvates i botes, tek nje hajdut i poullit te tije. Ketu mbyllet sypari. Do vije me gjishtin ne goje, do ike me ate ne goje.Kaqe eshte filmi.

  3. Ka mundesi te fleje me miliarderen BALLUKU ZYRTARISHT ESHTE E PA MARTUAR !KY KA QENE KOMIK I MILIARDEREVE $$$$$$$$$$$$$ thotë:

    Do te fleje tek spiromgonigali !Ajo ka PARE qe ka vjedhe tek doganat,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *