• |
ide | kryesore

E RENDE/ Shkon në dy numri i të vrarëve në Korçë

Arkiva, Lajme, Të fundit
hoteli Shkodër



Një lajm i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës. Një person është vrarë në afërsi të një hoteli në lagjen numër 18 të këtij qyteti. Burime në vendin e ngjarjes thanë se personi që ka qëlluar më pas ka shtënë drejt vetes duke u vetëvrarë. Megjithatë të paqarta janë shumë nga rrethanat e ngjarjes. Atje ndodhen forca të shumta të policisë.

“Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Emiljano Pine, rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë. Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *