• |
ide | kryesore

PAMJET/ Një shtëpi, molla e sherrit që shkaktoi 2 të vrarë në Korçë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Korce



Autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure në Korçë është 61-vjeçari Ilo Lluka. Ai qëlloi për vdekje 40-vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas u vetëvra me të njëjtën armë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.18 të Korçës. Mësohet se policia po heton në pistën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare pasi viktimat njiheshin me njeri-tjetrin.

Burime nga grupi hetimor thanë se babai i autorit bashkëjetonte me nënën e viktimës. Ai kishte vendosur që shtëpinë t’ia linte trashëgim djalit të saj, Emiljanos. Lluka ka shkuar mbrëmjen e së mërkurës pranë lokalit ku qëndronte Pine dhe e ka thirrur jashtë. Pasi ka dalë ai e ka qëlluar disa herë më armë dhe më pas i ka dhënë fund edhe vetes së tij. Në vendin e ngjarjes sipas burimeve nga policia janë gjetur 4 gëzhoja. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Drogaxhinj vari kars qe vriten per nje shtepi. Ketij karit sia ka fajin Emiljano por Babai dhe ndoshta Ky eshte sjelle keq me babane e vet dge ndoshta Emiljano eshte sjell mire dhe e ka merituar Shtepine. Ne Amerike i kane lene qenit 25 milion dollar

  2. Sido që të jetë puna nuk ka pse të vrasësh dikë që nuk ka faj.
    Nëse do quajmë fajtor është i jati që e ka lënë me testament këtë gjë.
    Por dhe se është kështu testamenti ankohet e goditet në gjykatë sepse është dhe e pa drejtë të përjashtohet dikush nga trashëgimia!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *