• |
ide | kryesore

I ngacmoi partneren, 31-vjeçari shqiptar plagos marokenin në Itali

Lajme, Të fundit



Një 31 vjeçar shqiptar është vënë në prang nga autoritet italiane. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi 31-vjeçari ka plagosur një maroken.

I riu dhe një bashkatdhetari i tij janë konfliktuar fizikisht me një maroken për shkak se i ngacmoi vajzën që e shoqëronte në një klub.

Më pas konlikti ka agravuar në përdorimin e armëve ku 31-vjeçari ka qëlluar në këmbë marokenin.

Ngjarja ka ndodhur tetorin e kaluar por vetëm së fundmi është bërë i mundur arrestimi i tij. Pas sulmit, shqiptari ka mundur t’i fshihet policisë duke u larguar nga rajoni. Hetimet e thella janë duke u zhvilluar për të rindërtuar dinamikën e lëvizjeve të tij nga Piemonte në Rimini pas tentativës për vrasje. Sipas mediave, shqiptari kishte qenë në arrest shtëpie për armëmbajtje pa leje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *