• |
ide | kryesore

Lufta në prag/ Putin nxjerr “armët bërthamore”, kërcënim për “asgjësimin e qytetërimit”

Arkiva, Lajme, Të fundit
Putin, Rusia


Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 736 dhe në një fjalim në parlamentin e Rusisë, presidenti Vladimir Putin ka kërcënuar me “asgjësimin e qytetërimit”, nëse Nato vazhdon të përparojë në kufi me Rusinë.

“Gjithçka që po sajon Perëndimi, çon në të vërtetë në kërcënimin e një konflikti me armë bërthamore dhe për rrjedhojë në asgjësimin e qytetërimit” ka thënë Putin. Presidenti rus iu drejtua drejtpërdrejt vendeve perëndimore, kur deklaroi më pas: “Edhe ne kemi armë të afta për të arritur në territoret tuaja”.

Gjatë fjalimit ai njoftoi se raketa balistike Sarmat i është dorëzuar ushtrisë dhe “së shpejti do të demonstrojmë aksionin në terren”. Ndërkohë, në 24 orët e fundit ka pasur mbi njëqind “sulme të furishme të ushtrisë ruse në të gjithë vijën e frontit”. Kjo u raportua nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes së Kievit.

“I gjithë vendi” mbështet ushtarët rusë të përfshirë në operacionin ushtarak në Ukrainë dhe të bashkuar “ne mund të kapërcejmë gjithçka” ka thënë Putin në fjalimin e tij para dhomave të mbledhura të parlamentit rus.


4 Comments

  1. Bashkë me patronazhistët laro dhe buçe të vetëshpalluara si 🧟‍♂️rilindes🧟‍♀️.
    Ky eshte shembulli dhe modeli i bastardeve te ballkanit vuçkos dhe ramëshurrës me gonorre të kristaqo pêrdhunuesit.
    Skeni paré gjë akoma o popull pulë dhe dele voteshitës.

    1. Ma paske marre pak borxh te drejten e autorit,ë?😁😁

      Nëna e skitëve eshte gjithmone shtazene, fatkeqesisht….

  2. Vitin tjeter behen 80 vjet nga mbarimi i luftes dyte boterore dhe qe atehere nuk ka pasur nje

    lufte gjitheperfshirese. Ndoshta perendimi eshte “lodhur” nga kjo paqe 80 vjecare dhe do ta

    coje perseri boten ne kasaphane sic e coi dy here shekullin e kaluar. Ndersa popujt e paguajn

    me gjak e shkaterrime, boset e industrise ushtarake shumefishojne pasurine. Politikanet dhe

    gjeneralet jane thjeshte manekin qe perdoren ne sherbim te tyre. Eshte e cuditshme qe popujt

    e arsimuar, dhe me nje nivel te larte mireqenie te perendimit behen vegla qorre te orekseve

    luftenzitese te politikaneve, e te korporatave te prodhimit te armeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *