• |
ide | kryesore

Masakra e Lushnjës/ SPAK jep pretencën për Laert Haxhinë më 18 mars

Lajme, Të fundit
Leart



SPAK do të japë pretencën për Laert Haxhinë më 18 mars. Në seancën e sotme trupa e gjykimit rrëzoi kërkesën e avokatëve për pamjet filmike. Sipas tyre duhet akt ekspertimi për të analizuar edhe një herë pamjet e kamerave.

Kujtojmë se Laert Haxhiu u arrestua muaj më parë në Janinë të Greqisë. Gjykata e Apelit të Janinës ka dhënë dritën jeshile për ekstradimin e të shumëkërkuarit Laert Haxhia, duke rrezuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës se Parë, që e kishte refuzuar ekstradimin e Haxhiut.

Laert Haxhiu kërkohet nga drejtësia shqiptare për disa ngjarje të rënda kriminale. Laert Haxhiu është duke u gjykuar në mungesë për atë qe njihet si Masakra e Lushnjës e ndodhur në shtator te 2017. Ne atë ngjarje humben jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objektivi i atentatit dyshohet se ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *