• |
ide | kryesore

Propozimi i Zelenskyt për armët, Rama: Të gjithë thamë po, duhet të investojmë në mbrojtje

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me komisionerin Varhelyi, komentoi deklaratën dhe kërkesën e presidentit ukrainas, Zelensky për të prodhuar sëbashku armë.

Por a i ka kapacitetet Shqipëria për të prodhuar armë? Rama theksoi Shqipëria nuk ka industri prodhuese ushtarake të prodhimit të armëve, ndërsa shtoi se po punojnë për të lidhur një marrëveshje të tillë.

Kreu i qeverisë nënvizoi mes të tjerash se duhet të investohet në mbrojtje.

“Patëm një samit të mirë dhe zhvilluar diskutime të mira mes presidentit Zelensky dhe të tjerëve. Ai samit tregoi diçka që është e rëndësishme, që të gjithë ishin këtu. Rajoni, ishte larg duave të Rusisë. Si rajon që kërkon të jetë pjesë e BE-së, e gjithçkaje. Sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, ne si Serbia, Bosnja apo Kroacia nuk kemi industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi në dispozicion. Kemi punuar dhe po punojmë që të gjejmë marrëveshjen e duhur, partnerët e duhur. Të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër. Presidenti Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit, që do të thotë investimi, prodhimi dhe bashkëpunimi. Të gjithë thanë po. Jo vetëm Shqipëria. Ky është proces. Ne e dimë që duhet të investojmë në mbrojtje. Gjithçka që mund të bëjmë në këtë drejtim, do ta bëjmë. Do e bëjmë me aleatët. Pjesa tjetër është e natyrshme.”, tha Rama.



3 Comments

  1. Injorant i lindur,per kete monstrum fajtor poplli dele,ne gjdo shtet normal ky i pa ftyre sdo kalonte pragun …ne Shqiperi ky fiton bastionet e pd,poplli dele ,nuk duan shtetin e vete…!!!

  2. Po ti e ke shtetin cope cope me benevreke neper kembe, o lider global. S´ke kapacitet per te bere gjeopolitike, por deliri narcizist te shtyn ne aventura qe s´t´i kerkon njeri, vetofrohesh. Je vetem forme, s´ke permbajtje.

  3. hapja e uzinave te prodhimit te armeve esht nje gje pozitive pasi aty do punesohen pes mi e deri me dhjetmi punetor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *