• |
ide | kryesore

Rama: S’kemi industri, por i thamë PO Zelenskit për prodhimin e armëve!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë ‘po’ propozimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelesnky për të bashkëprodhuar municione për të furnizuar Ukrainën, e cila ndodhet nën agresionin rus prej 2 vitesh. kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Oliver Varhelyin.

“Propozimi i Zelenskyt nuk ka asgjë të jashtëzakonshme, Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit që do të thotë investimi, prodhimi dhe bashkëpunimi. Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria. Ky është një proces, e dimë që duhet të investojmë më shumë në mbrojtje si çdo kush tjetër dhe gjitha që mund të bëjmë në këtë drejtim do ta bëjmë. Do ta bëjmë këtë me aleatët tanë dhe jo me të tjerët”, tha Rama në konferencën për shtyp me komisionierin Varhelyi pas samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Por më pas, Rama pranoi se Shqipëria, ashtu si edhe disa shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor ende nuk janë futur në këtë industri. Sipas Ramës do duhet të rigjallërohet infrastruktura e vjetër për prodhimin e municioneve.

“Sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, ne, Serbia, Bosnja, apo Kroacia nuk kemi një industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi së pari për veten tonë. Kemi punuar dhe po punojmë që të gjejmë marrëveshjen e duhur, partnerët e duhur, të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër”, u shpreh kryeministri.



11 Comments

  1. Asnjë lëvizje nuk bën Rama pa konsideruar vjedhjen dhe fitimin!!!
    Nuk e di çfarë industri do jetë por ato që kanë qenë zor se mund të reabilitohen.
    Vetëm se mos sjellin teknologji të re për uzina të reja që do kohë e që armët i duhen tani Ukrainës!!!

  2. O Lapsi karit, nqs do te prodhohjen arem ne vendin tone kete se bene Shqiperia, por nje vend me i zhvilluar duke ndertuar nje industri te prodhimit per arem, prandaj mos na cani karin me keto llogje sikur nuk ju intereson, se si me ndertyimin e aviacionit te kucoves shtohet edhe nje industri e re

  3. Dmth peshku ne det, tigani ne zjarr. Ama, samitin e bem, fotot dolen shume bukur. Rilindasit u ekzaltuan dhe njehere qe lideri global solli liderat rajonal ne Shiperi.

  4. Polican,uzina moderne e PORDHIMIT te armeve,Kallashit shqiptar.
    Hahaha….
    Nji skec i te madhit Tano Banushi.Ne pularine e Shkodres shkoi sekretari i komitetit te Partise per te pa se a po zbatohen angazhimet e organizates baze per rritjen e prdhimit.Sekretarja e org. te pularise Gonxhja thote:
    “Me forcat tona ne pularine tone do t’i bajme pulat me ba’ tre ve’ (veze) ne dite”.
    Tano,specialst zoolog,i’a pret:
    “Pooo me forcat e Gonxhes”.
    Armet shqiptare si Kallashi pas 250-300 te shtenave pa nderprerje i’u shtremberohej tyta.

  5. Me ke do i perdori armet qe do na prodhoka Shqiperia?
    Me trupat e jeten e djemurise jetime te pabuke! Se kopilat e bizmesmenve nuk shkojn rreshter, shume shum i ben gjenerale.
    Sic e ben Ukraina. Rrembe djem te pambrojtur, nga rruga, ne fugon e drejt e ne front.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *