• |
ide | kryesore

Vajza i ndërroi jetë nga aksidenti i trenave, nëna e 20-vjeçares shqiptare kërkon drejtësi

Lajme, Të fundit



Nëna e 20-vjeçares shqiptare Klaudia Lata, e cila vdiq një vit më parë kur dy trenat u përplasën në Tempi të Greqisë, kërkon drejtësi. Alma Lata thotë për mediat greke se e vetmja gjë që kërkon është që përgjegjësit e tragjedisë të gjykohen dhe të shpallen fajtorë për ngjarjen e rëndë.

“Vajza ime bleu një biletë vdekjeje”, thotë Alma. “Ata drejtuan gishtin tek ne por nuk janë kthyer më për të na thënë se trenat janë të sigurt”, shton ajo duke shpjeguar se vajza e saj kishte frikë të përdorte autobusin dhe preferonte linjat hekurudhore sepse mendonte se ata ishin më të sigurta.

“Kam humbur një doktoreshë, ajo ishte e mrekullueshme, arriti shumë lart dhe nuk mund të kthehet më”, tha ajo për Klaudian. Klaudia Lata ishte në mesin e 57 viktimave që u vranë tragjikisht në tragjedi. Ajo ishte në tren duke u kthyer në shkollën e saj nga Patras, gjatë momentit që ndodhi aksidenti dhe humbi jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *