• |
ide | kryesore

Mourinho rrëfen dramën e tij në futboll: “Kam qarë vetëm një herë për një humbje. Isha në makinë”

Sport
Mourinho



Karriera e José Mourinho është e mbushur me suksese që e kanë çuar në majat e futbollit botëror. Një karrierë, megjithatë, e shënjuar edhe nga disfata të hidhura. Mes tyre, ajo kundër Bayern Munich (si trajner i Real Madrid) në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League 2011-12. Një ndeshje që portugezi e mban mend mirë, si rastin e vetëm në të cilin shpërtheu në lot në makinë, teksa kthehej në shtëpi.

“KAM QARË NË MAKINË PARA SHTËPISË SIME”

“Ajo natë ishte e vetmja herë në karrierën time kur qava pas një disfate”, tha Mourinho në intervistën për Prime Video Sport. “E mbaj mend mirë atë moment, unë dhe Aitor (Karanka, zëvendësi i tij te Real Madrid, red.) shpërthyem në lot në makinë, para shtëpisë sime. Ishte shumë e vështirë, sepse ishim më të mirët atë vit”.

Lexo më tej: Mourinho ndez polemikat: “Më flakën nga Roma për fajin e dikujt që kupton pak nga futbolli”

TELEFONATA E MENDES

“Ndërsa po kthehesha në shtëpi, më telefonoi Mendes (menaxheri i CR7, red.). Ai më kërkoi të shkoja në shtëpinë e Cristianos sepse ai ishte shumë i dëshpëruar pas disfatës. Në atë moment u përgjigja: , por thava lotët e mi dhe shkova në shtëpinë e tij, të dy ishim të shkatërruar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *