• |
ide | kryesore

Paul Pogba/ Historia e talentit të çuar dëm të një ylli bote

Arkiva, Sport
pogba



Karriera e Paul Pogba mund të përfundojë pas ndalimit të tij 4-vjeçar për doping me ndjenjën se mesfushori 30-vjeçar i Juventusit nuk e përmbushi kurrë potencialin e tij. Ish-lojtari i Mançester Junajtid, i cili fitoi Kupën e Botës me Francën, ishte jashtëzakonisht i talentuar dhe herë pas here dukej një fitues absolut botëror, por ai kurrë nuk e tregoi këtë me një bazë të qëndrueshme.

Ai ka deklaruar se do ta apelojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (Cas), por nëse dështon edhe kjo tentativë, deri në kohën kur ai do të ketë të drejtë të luajë përsëri në gusht 2027 do të jetë 34 vjeç dhe pa klub. Atëherë do të jetë e vështirë për një lojtar që nuk ka arritur të luajë 22 ndeshje të plota në një sezon që nga 2018-19, të qëndrojë në formë dhe i motivuar për një periudhë kaq të gjatë.

Gazetari francez Julien Laurens tha në emisionin e BBC Radio 5 Live në Euro League: “Mbaj mend që e pashë atë për herë të parë kur ishte një 15-vjeçar dhe ai ishte gjëja më e mirë që kam parë ndonjëherë. Ai ishte shumë i mirë, një talent brezash, një gjeni absolut. Ai kishte një karrierë të mirë. Fitoi 4 tituj të Serie A si dhe Kupën e Botës. Është një karrierë shumë e mirë. Ai ishte aq i mirë sa mendova se nuk kishte kufi. Mendova se ai do të arrijë në majë, do të fitojë Topin e Artë, do të fitojë shumë trofe dhe do të jetë lojtari më i mirë në botë. Në fund ne gjithmonë do të shikojmë prapa në karrierën e tij dhe ai ndoshta në të njëjtën mënyrë duke menduar atë që duhet të ishte.”

Po tani?

Pogba u pezullua përkohësisht në shtator pasi një testi anti-drogë i kryer pasi në ndeshjen hapëse të sezonit u zbuluan nivele të larta të testosteronit në trupin e tij. Të enjten, gjykata kombëtare antidoping e Italisë (Nado) konfirmoi pezullimin 4-vjeçar, i cili nis prej 20 gushtit 2023 kur ai u testua për herë të parë. Pogba tha se vendimi ishte “i pasaktë” dhe ai “kurrë nuk do të drogohej me vetëdije apo qëllimisht”. Ai konfirmoi se do të apelojë dhe shtoi “kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, historia e plotë do të bëhet e qartë”.

Paul Pogba's minutes played per league season

“Historia që tregohet është se ai ka një mik që është mjek në Majami, i cili i dha atij disa suplemente ushqimore të cilat ai i mori duke mos ditur se çfarë kishte në to dhe kjo ishte ajo që e shkaktoi gjithë këtë. Ai mund të thoshte se “isha naiv, nuk i kushtova vëmendje dhe duhej t’ia kisha përmendur stafit mjekësor të Juventusit” dhe ndoshta dënimi do të ishte ulur. Që ai të presë më pak se 4 vjet, sepse tha “nuk e dija që po e merrja dhe shpresoja për më të mirën”, më duket pak naive” – thotë gazetari francez Julien Laurens.

“Dënimi i tij mund të reduktohet nëse mund të provojë se dopingu nuk ishte i qëllimshëm ose mostrat ishin të kontaminuara ose nëse lojtari jep ndihma të konsiderueshme për të ndihmuar hetuesit” – thotë eksperti italian i futbollit Mina Rzouki. “Pra, varet nëse ai do të provojë se kjo ishte e paqëllimshme dhe më pas ekziston mundësia që mund të shohim pezullimin të reduktohet në 2 vjet që mund të nënkuptojë se ai mund të rikthehet” – shton ai.

“Unë mendoj se 4 vjet [përfundojnë karrierën e tij]. Ai është pothuajse 31. Ju i shtoni edhe 4 vjet kësaj. Për 18 muaj ai mezi ka luajtur për shkak të lëndimit. Pra, nuk janë vetëm 4 vjet pa futboll, janë pothuajse 6 vjet” – thotë Laurens. “Unë nuk jam i sigurt se ai do të dëshironte që në moshën 35 vjeçare do të ishte gati për të luajtur përsëri. Mendoj se kështu do të përfundojë nëse ky ndalim zbatohet. Nëse do të jenë 2 vjet, ka një shans në moshën 33-vjeçare, dikush t’i japë atij një kontratë të fundit” – shton ai.

Juventusi thuhet se e ka ulur pagën e tij në rreth 2000 £ në muaj, si pjesë e një marrëveshjeje kolektive midis klubeve dhe sindikatës së lojtarëve. Pogba fitonte 6.9 milionë paundë në vit. Juventusi ka mundësinë të anulojë kontratën e tij, e cila zgjat deri në qershor 2026, një vit përpara se të përfundojë dënimi 4-vjeçar.

“Juventus nuk ka bërë asnjë deklaratë. Drejtori i tyre sportiv, kur u pyet për herë të fundit, tha se ata do të prisnin rezultatin përfundimtar të procesit. Ka ende një apel për të shkuar në CAS. Derisa kjo të shterohet, ne nuk presim një deklaratë zyrtare nga Juventusi se çfarë veprimesh mund të ndërmarrin” – thotë eksperti i futbollit James Horncastle.

A i përmbushi pritshmëritë karriera e Pogba?

Nga shumica e treguesve, Pogba pati një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme. Ai e filloi karrierën e tij me Manchester United përpara se të transferohej tek Juventus, ku fitoi Serie A në secilin nga 4 sezonet e tij të para në klub. Më pas ai u kthye tek United për një rekord botëror 89 milionë paundë në 2016. Në sezonin e tij të parë në United ai fitoi Europa League dhe FA Cup. Pogba, i cili ka bërë 91 ndeshje për Francën, ndihmoi më pas “Les Bleus” të arrinin lavdinë e Kupës së Botës 2018, duke shënuar një gol në finale kur mposhtën Kroacinë 4-2 në Rusi.

Paul Pogba's stats per league season

Në dy sezonet, para dhe pas atij Botërori, ai shënoi 38 gola në Premier League për United (6 gola dhe 10 asistime në 2017-2018 dhe 13 gola dhe 9 asistime në 2018-2019). Por, për një lojtar që mendohej të ishte legjendë, ai nuk iu afrua kurrë një Topi të Artë dhe ata dy trofe në 2017 me Unitedin do të dëshmonin se ishin dy të fundit të karrierës së tij në klub.

Dëmtimet ndërprenë 3 sezonet e tij të fundit në United, me mungesën e formës që nuk e ndihmoi, por as edhe rikthimi i tij si lojtar i lirë te Juventusi 18 muaj më parë që ishte menduar të ishte një fillim i ri. Më shumë lëndime, dhe pastaj ky pezullim kur më në fund ishte në formë, do të thotë se ai ka luajtur vetëm 213 minuta për klubin italian.

“Duhej të ishte një ribashkim që tregonte një histori të re, një djalë plangprishës që do të kthehej në Juventus. Këtë verë të gjithë menduan se ky do të ishte viti i tij dhe ai do të bënte diçka të veçantë” – thotë Rzouki. “Si klubi ashtu edhe lojtari donin të shkruanin historinë e rikthimit triumfues të një ikone. Në vend të kësaj, ne do të pyesim veten se çfarë do të ndodhë me një lojtar që kurrë nuk e përmbushi plotësisht potencialin e tij të vërtetë.”

“Ai u bë një nga lojtarët më të mirë në botë. 2018 ishte kulmi i karrierës së tij në Rusi me Francën, por jo aq lart sa duhet të ishte. Ai duhet të bjerë dakord me këtë. E vetmja mënyrë se si do ta përdorja fjalën humbje për të dhe talentin e tij është sepse ai duhet të kishte pasur një karrierë shumë më të mirë se ajo që ka pasur” – thotë Laurens. ©Marrë nga BBC, LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *